Përfunduan me sukses punimet për renovimin e shkollës “Pavarësia” në fshatin Krasaliq

Kanë përfunduar me sukses punimet për renovimin e shkollës “Pavarësia” në fshatin Krasaliq, një investim i realizuar nga Komuna e Skenderajt përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Ky projekt ka mundësuar krijimin e hapësirave më të sigurta, funksionale dhe bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe mirëqenies së nxënësve dhe stafit arsimor.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar që përmes investimeve të vazhdueshme të përmirësojë infrastrukturën shkollore, duke e vendosur arsimin në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve dinjitoze dhe motivuese për gjeneratat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …