PËRKUJTESË:KONCESIONET RUSO-EVROPIANE NDAJ SERBISË GJAKËSORE DHE DËNIMI I ARDHMËRISË SË KOMBIT SHQIPTAR PAQËSOR!

Sekretarit Gjeneral të OKB-së, Z. Ban Ki Mun, 
Shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Z. Havier Solana; 
Treshes – Përfaqësuese të SHBA-ve, të BE-së dhe të Rusisë: 
Z. Frank Wizner, Folfgang Ishinger, Aleksandar B. Khartchenko

Zotërinj të nderuar! 

Me vëmendje e kemi përcjellë procesin dyvjeçar “negociues” midis Prishtinës dhe Beogradit për statusin shtetëror të Kosovës me ndërmjetësim ndërkombëtar. Duke i pasur në kujtesë të hidhur faktet historike se çfarë ka ngjarë në të kaluarën e kombit shqiptar dhe të vendeve të tyre etnike në tavolinat e diplomacisë evropiane, veçanërisht nga Kongresi i Berlinit, të shqetësuar nga ajo që u dëshmua deri këtu – kalkulime të frikshme ndërkombëtare në shërbim të aspiratave mesjetare e kolonialiste të Serbisë, në kurriz të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti; të prekur deri në përjetim nga shkallëzimi i gjendjes së mjerueshme ekonomike e sociale në Kosovën me administrim shtatëvjeçar të UNMIK-ut të korruptuar për marre; të indinjuar për tolerimin që po i bëhet Serbisë në vijimësi deri në absurd që të del me qasjet për “status shtetëror të Kosovës” sipas modeleve anakronike, të periudhës së dekolonializmit të Mbretërisë së Bashkuar Britanike dhe të Rusisë Cariste, etj.; dhe duke e parë se, para syve të tërë botës, Grupi i Kontaktit (SHBA, Anglia, Gjarmania, Franca, Italia = Rusia), KS i OKB-së, dhe të organizmat kryesorë të BE-së, (me insistimin dhe kërcënimin konsistent panortodoks të Rusisë), Serbisë janë duke iu bërë koncesione politike e territoriale me pasoja historike për paqen në tokat shqiptare në veçanti dhe në Ballkan në përgjithësi, ju përkujtojmë me sa vijon: 
Duam të besojmë se e dini që Kosova ka histori të shënuar nga Antika, por kjo histori nuk është kësaj radhe objekt yni i paraqitjes në imtësi. Mjafton të nënvizojmë: Kosova është pjesa qendrore e Dardanisë iliro-romake dhe iliro-bizantine, si dhe e Vilajetit të Kosovës së vitit 1876. Ky vis, si edhe shumica e vendeve me shqiptarë, boshnjakë, bullgaro-maqedonë dhe grekë, përjetoi edhe administrimin mesjetar bullgar, nemanid serb e perandorak turk-osman. Ndonëse nën robëri mbi dymijëvjeçare, në Kosovë mbijetoi e fortë substanca biologjike iliro-shqiptare. Në këtë vis zuri fill ngjizja e postulateve të kombit shqiptar dhe të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë dhe ky vis është djepi i të gjitha ngjarjeve që nxorën në histori kombin shqiptar. Nga Kosova me qendër administrative dhe kulturore qytetin Shkupi u nis eldoradoja e emrit kombëtar për popullin dhe për vendin – shqiptar dhe Shqipëri. Kosova është vatra që artikuloi me gjak kërkesat e kombit shqiptar për lirinë e Shqipërisë. Kosova e periudhës historike të kombit, ndonëse e rrudhur me dhunë, përballoi të gjitha mynxyrat e etnocidit dhe të gjenocidit serb me patronat ruso-evropian. 

Të nderuar! 
Të ndjekim pak fakte historike e statistikore: Njësia etnokulrurore dhe gjeopolitike e Shqipërisë është integruar deri nga mesi i shekullit XVII dhe mbulonte një sipërfaqe ballkanike prej rreth 120 000 km2. Fillet e tkurrjes së njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipë¬ri¬së me ndërhyrje ndërkombëtare arbitrare u shënuan me Traktatin e Paqes së Pozharevacit (1718), midis aleatëve të Rusisë: Austrisë dhe Venedikut në një anë dhe Perandorisë Osmane në anën tjetër, për llogari të Malit të Zi. Në periudhën e luftërave për autonominë e Serbisë dhe të Greqisë nga njësia e Shqipërisë (Arnautlluk, Albania) u shkëputen rreth 5000km2. 
Nga vitet e 30-ta të shekullit XIX e tërë Shqipëria Etnike zjeu në kryengritje çlirimtare, por Dardania antike – Kosova historike, mori rolin e Piemontit të bashkimit të Shqipërisë për çlirimin kombëtar dhe për shtetin nacional – Një Principatë të ngjashme me të Serbisë dhe të Greqisë. Nga kjo kohë nisin projektet shtetërore serbe për zhdukjen fizike të shqiptarëve dhe të boshnjakëve. Vo¬j¬voda Mi¬losh Obre¬no¬viç, më 1832, urdhëronte: T’i je¬pen “25 të rëna me shkop” akë¬ci¬lit shqi¬¬p¬tar a bo¬sh¬njak që do të kapet në Principatën e Serbisë, kur¬se më 1834 e përdori ush¬trinë “për t’ua djegur fsha¬trat” dhe “kuartet në qy¬tete”, ngase shqi¬ptarët dhe bosh¬njakët ishin vu në lëvizjen ko¬mbëtare për çli¬ri¬min nga Pera¬ndo¬ria Osmane, që Serbia do t’i konsiderojë pen¬gesë për zgje¬rime ekspansioniste të reja. Bashkëkohësi i këtyre ngjarjeve, udhëpërshkruesi dhe gjeografi frëng, Amie Boue, mysafir i një fshatari të Carralevës (Shtime, Kosovë) shkroi:“Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet independent ndër¬mjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht, fatkeqësi e tyre është që gjenden mi¬dis shteteve që duan të rriten dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqi¬p¬¬tarë do të dalin të kota…”. Flamurtar i kësaj Lëvizjeje çlirimtare në fillim të viteve të ’40-ta ishte dijetar i famshëm, Baba Beka i Vrajës, një par¬tizan i idesë për një luftë të përbashkët të të gjithë popujve ball¬kanikë( myslimanë e të krishterë) për çlirimin nga pushtuesi turk-osman. Pikërisht tashti, Serbia nxori plat¬for¬mën politike dhe juridike të shtetit serb nacio¬nal – “Naçertania” (1844), ku saktësohej: “Ser¬bia duhet të orvatet që nga godina e shtetit turk të heqë vetëm gur pas guri e t’i marrë ato që mundet nga ky material i mirë dhe mbi themelin e vjetër e të mirë të perandorisë së lashtë serbe të ndërtojë së¬rish e të mund të ngritë shtetin e ri serb”. Kjo platformë po mbrohet edhe sot, me ndihmë publike të Rusisë, si në periudhën e të ashtuquajtura “Krizë Lindore”, të dizajnua në vitet e ‘50-ta të shekullit XIX, – si luftë e aleancës së kryqit kundër gjysmëhënës (Is¬la¬mit). Kjo, fatkeqësisht e goditi dhe po e godit rëndë ardhmërinë e kombit shqiptar. 

Hapi i pa¬rë ruso-evro¬pianë diplomatik më i madhi në dëm të qenies dhe të ardh¬më¬risë së Shqipërisë, do të bëhet me Traktatin e Shën Stefanit, të 3 marsit 1878, me të cilin duhej përmbyllur fitoret e Rusisë mbi Tur¬qinë, më 1877-1878. Sipas këtij Traktati, Mali i Zi do të zgje¬ro¬hej për 11 000 km2 kurse Serbia për 15 000 km2 dhe u sigurua auto¬no¬mia e Bullgarisë në një sipërfaqe prej 172 500 km2, duke e shtrirë edhe në vise të Shqipërisë Etnike – Vrajë me rrethina, Kosovë Lindore (Preshevë e Bujanoc), në vise të Ana¬mo¬ravës, të Karadakut, të Kaçanikut, të Ferizajt dhe të Sharrit (në Kosovë), në të gjitha viset shqiptare të aneksuara Republikës së Maqedonisë kominterniste dhe një pjesë të madhe të tokave të Shqipërisë së Mesme të vitit 1913. Kërkesat e Traktatit të Shën Stefanit prekën në interesat e An¬glisë dhe të Greqisë, sepse zgjerimi i ri i Greqisë me toka shqiptare ishte sim¬bo¬¬lik krahasuar me zgjerimin sipas Kongresit të Berlinit. Ndaj, në rend të parë për t’i harmonizuar interesat midis ortodoksisë dhe kato¬li¬ci¬zmit, u mbajt Kongresi i Ber¬linit (13 qershor – 13 korrik 1878). Ky Areopag evropian legalizoi gjahun e Rusisë ndaj qenies së Shqipërisë Etnike, e cila këso kohe kishte rreth 114 728 km2. Gjashtë fuqit e vendosjes (Rusia, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, dhe Italia), nuk dëgjuan thirrjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – nuk i njohen “të drejtat e kombit shqiptar” ndaj vendimi i tyre do të quhet “traktati i vorrimit të Shqipniës”, kurse kryesuesi i Kongresit të Berlinit, Bismarku, fitoi epitetin – kasapi i kombit shqiptar. Sipas të dhënave të verifikuara mirë, Mali i Zi do të rritet për rreth 4 683 km2, Serbia për rreth 10 500 km2. Fjala është për pushtimin dhe aneksimin e pjesës absolute të Sanxhakut të Nishit të Vilajetit të Kosovës, i cili kishte 10 972 km2, ndërkaq Greqia u zgjerua me rreth 9 275 km2. Del se, sipas Traktatit të Kongresit të Berlinit, nga njësia etnokultore dhe gjeo¬po¬litike e Shqipërisë u shkëputën rreth 24 458 km2. Për copëtimin ndërkombëtar të dhunshëm të Shqipërisë dhe për gjakderdhjen shqiptaro-osmane të viteve 1878-1881, për pos me dhunë diplomatike, gjashtë Fuqitë e Mëdha e ndihmuan Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë me armatim, me oficerë dhe me forca ushtarake. Më 1 shtator 1880, madje, urdhëruan marshimin e flotës së Aleancës nga limanet italiane, dalmatine e franceze drejt Ulqinit, me ultimatumin për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe për Portën, “se në qoftë që nuk dorëzohet Ylqini, atëherë ushtria angleze do t’a okupojë e më tjetër anë do të dërgojë edhe një flotë në Stamboll e tokët që i duhen dorëzuar Greqisë do të pushtohen”!?! 
Këtu duhet të nënvizohet fakti se të gjithë kryeqeveritarët dhe diplomatët gjermanë, anglezë, francezë, austro-hungarezë, italianë, rusë dhe osmanë, të përfshirë në marrjen dhe mplementimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit e kishin të qartë se po e copëtonin kombin shqiptar dhe atdheun e tyre, Shqipërinë, për interesa të grekëve, të serbëve dhe të malaziasve. T’ua kujtojmë vetëm pak të dhëna për Vilajetin e Kosovës, i cili në fillimi të vitit 1878, kishte shtatë sanxhaqe: Nish, Pirot, Prishtinë, Tregu i Ri, Prizren, Shkup dhe Dibër, me 939 771 banorë. T’ua rikujtojmë dhe këtë fakt: Në organin e parë të Vilajetit të Kosovës, (“Kosova” – turqisht e sllavisht) që doli në Prizren, më 1871, elementi sllav ortodoks i Kosovës quhej “bullgar” dhe gjuha e gazetës “gjuhë bullgare”. Ky element etnik jo shqiptar deri këso kohe nuk ka pasur haber për mitin kishtar ruso-serb të Kosovës, për “Car Lazarin” as për komplotin Bajazid-Vuk Brankoviq, që u spekulua në historiografi si “Beteja e Kosovës” (1398). Nga pjesa e dytë e vitit 1878, pas shkëputjes së Sanxhakut të Nishit, Vilajeti i Kosovës kishte vetëm 483 078 banorë, prej të cilëve 26% vllahë, serbë, bullgarë, romë, turq, hebrenj etj. Ndonëse Traktati i Berlinit garantonte të drejtat fetare dhe pronësore të popullsisë shqiptare në vendet e aneksuara, pushtuesit vazhduan me dhunën etnocidiale për fshirjen e shqiptarësisë në tokat e dhuruara nga Rusia dhe Evropa. Por, këtu ua rikujtojmë vetëm pak të dhëna për gjenocidin që ushtroi Serbia. 

Zotërinj! 
Duhet ta dini se sapo këmba e ushtarit serb shkeli në viset shqiptare të Toplicës-Kosaonicës, Princi serb, Milan Obrenoviq, i ftoi ushtarakët e paramilitarët serbë: “Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni (nga viset e pushtuara), aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut…!”. Me strategjinë “Toka e djegur” u bë spastrimi shqiptar etnik i mbi 640 fshatrave dhe qyteteve shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Bashkëkohësi dhe përjetuesi i mizorive ka¬ni¬baliste serbe, Mita Petroviq, duke fo¬lur për pushtimin e këtyre viseve, u ndal në mynxyrat në fshatin To¬panicë, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: “Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpë¬toi dënimit. Të gjithë u vranë…” Sipas kësaj stra¬te¬gjie u masakruan më se 70 mijë shqiptarë nga të dy gjinitë dhe nga të gjitha moshat, kurse 250-300 mijë frymë, pa asnjë të mirë materiale për jetesë, me shpirt ndër dhëmbë, ikën në pjesën tjetër të Kosovës – Shqipërisë, të administruar nga Perandoria Osmane. 
Për dimensione të caktuara të kësaj llahtarie, dinte Rusia dhe Evropa, por nuk ndërmerrnin asnjë hap kundër gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. T’ua kujtojmë disa inserte vetëm nga raporti i G.F. Gould, përfaqësues i Anglisë në Beograd, adresuar Lord Salisbury-t, më 26 nëntor 1878: “Dëgjoj se, kohëve të fundit, Qeveria Serbe po sillet me egërsi të madhe dhe të panevojshme, mos të them mizorisht, ndaj shqiptarëve në krahinat e dorëzimit. Nëse informata ime është e saktë, madje kam çdo arsye të besoj se është ashtu, banorët paqedashës dhe punëtorë të zellshëm të mbi 100 fshatrave shqiptare të luginës së Toplicës dhe të Vrajës u dëbuan (…). Këta njerëz fatkeq që nga kjo kohë janë duke shtegtuar poshtë e përpjetë duke vuajtur nga uria në vendin e egër përtej kufirit të ri serb. Ata nuk ishin lejuar t’i mblidhnin të lashtat e tokës së tyre, të cilat korreshin nga ushtarët serbë, megjithëqë herë pas here dërgonin delegatë dhe shumë peticione të drejtuara Qeverisë Serbe, duke i ofruar nënshtrimin e tyre, dhe duke përmendur se do të bëhen të nënshtruar besnikë të princit Milan. Çdo herë kur kërkonin ta tejkalonin vijën e reparteve të rojeve, vriteshin, dhe në disa raste nga dëshpërimi i dukshëm kishin marrë masa hakmarrëse, të cilat serbëve u kushtonin bukur shtrenjtë…” 
Korrektësia jonë si studiues na detyron të saktësojmë edhe faktin se midis diplomatëve të Fuqive të Mëdha evropiane kishte zëra që dënonin copëtimin ndërkombëtar të kombit shqiptar dhe të katër vilajeteve të Shqipërisë, por këta zëra i ngufaste këmbëngulja ruse për interesa të ortodoksisë në Ballkan. Të përmendim vetëm dy-tri inserte të gjykimeve të tilla: Ambasadori londinez George J. Goschen-i në Stamboll, më 26 korrik 1880, e informonte Londrën se “Komisioni i Rumelisë Lindore” është duke përfunduar punën dhe se “në mes çështjeve të tjera, do të vendoset ndarja e viseve të banuara me shqiptarë, çështje kjo që duhet të shqyrtohet gjithashtu, qoftë në pikëpamjen e politikës së përgjithshme, qoftë nga pikëpamja e nevojës lokale. Gjendja është komplikuar, meqë fati i një pjese të popullsisë së territorit shqiptar u ngatërrua me dhënien e territorit Malit të Zi, ende e mbetur, dhe gjithashtu nga revolta e shqiptarëve i shkaktuar nga propozimi që Greqisë t’u jepen krahina e Janinës dhe vende të tjera të banuara nga shqiptarët, si vende të banuara me njerëz të racës së tyre dhe nëse jam vonuar t’i shkruaj shkëlqesisë Suaj mbi çështjen e përgjithshme të Ardhmënisë së territorit shqiptar, i cili do t’i mbetet Turqisë, është bërë me shpresë të ndriçimit për sa i përket vendosjes së kufijve të kundërshtuar, dhe me qëllim për t’u bërë më i aftë për t’u marrë me temën dhe qëndrimet e saj, së bashku në lidhje me politikën e përgjithshme dhe me nevojat e posaçme të krahinave në fjalë”. Ndërkaq, përfaqësuesi i qeverisë angleze në Komisionin Evropian të Reformave për Rumelinë Osmane, Fitzmaurice, më 27 korrik 1880, i shkroi Londrës: “Jam i mendimit përfundimisht se e gjithë Shqipëria mund të bashkohet në një vilajet të madh nën një guvernator të përgjithshëm të ndarë në katër sanxhaqe, që të përfshijë pjesën verilindore, pjesën e sipërme, pjesën qendrore dhe pjesën e poshtme…”, kurse Goschen nuk do të hezitojë ta këshillonte konsullin austriak në Stamboll, Dubskin, se: “Nji Shqipni e bashkueme do të ishte nji garanci e mjaftueshme për qëndresën e brendshme dhe qetësinë e Ballkanit…”

Të respektuar, 
Më 1882, pa u bë një vit nga grushtit osman që mori Lidhja Shqiptare në Kosovë ( prill-maj 1881), për interesa të pangopshme të pansllavizmit ortodoks, Rusia, udhëzoi Serbinë të niste aktivitetin për krijimin e fshehtë të Aleancës Ballkanike për copëtimin përfundimtar të tërë Shqipërisë, pikërisht në emër të shporrjes së “Turqve” – Islamit nga Ballkani. Veçanërisht nga vitet e 90-ta të shekullit XIX, Serbia e përkrahur moralisht, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht nga Rusia, inskenoi ngatërresa e vrasje midis krerëve e fiseve shqiptare, përgjakje të shqiptarëve me osmanët dhe pengoi zhvillimin dhe forcimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në përgjithësi. 
Kishat dhe manastiret ortodokse, si dhe konsullatat serbe dhe ruse në tokat shqiptare, do të bëhen çerdhe të aktiviteteve terroriste serbe antishqiptare. Kjo u bë shkak që, për hakmarrje, të vriten së paku pesë konsuj rusë e serbë dhe disa murgj e shërbyes kishtarë antishqiptarë. Aspiratat serbe dhe të aleatëve të sajë ballkanikë për zgjerime të reja me tokat shqiptare, gjithnjë të përkrahur nga Rusia me aprovim edhe të disa fuqive evropiane, i detyroi shqiptarët të forcojnë kërkesat para Sulltanit dhe Portës së Lartë, për autonominë e Shqipërisë. Kosova edhe tashti ishte visi që barti peshën e barrës të këtyre kërkesave, sepse ishte vendi i parë që rrezikohej nga pushtimi serb.. Këtu u linden dhe lanë gjurmë historike Lidhja Shqiptare e Pejës (Janar 1899) dhe Kryengritja e Madhe Shqiptare për Pavarësinë e Shqipërisë (maj-gusht 1912)., e cila nga Sulltanit dhe të Porta e Lartë siguroi aprovimin e kërkesës shqiptare për Autonominë e Shqipërisë në shtrirjen e saj etnokulturore, natyrore. Kjo do të bëhet shkak për nisjen e Luftës së Parë Ballkanike, me kërkesë të Rusisë, nën paru¬llën: “Luftë për t’i çliruar popullsitë e krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame…!”. Së këndejmi, meqë kombi shqiptar ishte rreth 88% i përkatësisë fetare islame, lufta e Aleancës ballkanike në fakt ishte ndërmarrje kulturocidiale, etnocidiale dhe gje¬no¬¬ci¬diale sllave e greke ortodokse antishqi¬pta¬re, fatkeqësisht me aminim edhe të një pjese të Evropës katoliko-protestante antiislame. Qëllimi kryesor: Të pengohej krijimi i shtetit shqiptar nacional, të copëtohej Shqipëria si “tokë e Perandorisë Turke”, të zhdukej kombi shqiptar me mynxyrat etnocidiale e gjenocidiale, të preferuara shekuj me radhë nga kisha ortodokse ruse, serbe, greke e bullgare. 

Realisht, për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë për interesa ekspansioniste e kolonialiste malazeze, serbe, bullgare e greke, në Shkup, në shtëpinë e Salih Gjukë Dukagjinit, u mblodh Kuvendi Shqi¬p¬tar nën drejtimin e Komitetit të Shpëtimit në krye me Hasan Prish¬tinën. Më 16 tetor 1912, ky Kuvend informonte për¬fa¬q묬suesit e Fuqive të Mëdha në Shkup se, “Shqipëria i ka kapë armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë ndër Ballkan, por për me i dalë Zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipërisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue prej katër vila¬jeteve veçse një formë politike e një formë sundimi…!” 
Të theksojmë edhe faktin se më 1912, në viset e territorit të Ko¬so¬vës administrative aktuale, prej 10 887 km2 (minus peshqeshi serbo-unmikistan të 2001-shit për bullgaro-maqedonët në Debëllde), kishte rreth 3.7% serbë e vllahë (këta më vonë të serbizuar). Të tjerët ishin shqiptarë kryesisht, kishte pak romë, turq, hebrenj etj. Midis shqiptarëve, katolikët arrinin rreth 1.7 %. Ky copëtim, ky pushtim i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë, u përcoll me masa shfarosëse ndaj ¬shqiptarëve. T’ua kujtojmë vetëm dy inserte nga platforma strategjike pushtuese serbe. Më 18 tetor 1912, sapo ushtria serbe shkeli në Mërdar-Përpallac, u shpërnda proklamata: “T’ton fiseve n’Shqipni, Or vllazni!”, me nënshkrim të gje¬ne¬ralit Bozhidar Janko, me të cilën kërcënonte: “Pushk’n kemi me qit m qato qi qet me nee, elle na lasht zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e ka¬tundin, qi na kten pushk’n…!” Ndërkaq, Princi i Serbisë, Aleksie Karagjorgjeviç, porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës, i bëri thirrje Evropës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira…!” 

Zotërinj, 
Tashti e konsiderojmë të rëndësishme t’ua rikujtojmë edhe faktet në vijim: Sipas administrimit perandorak osman, njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë (Arnautlluk, Al¬¬ba¬nia) e pas Kongresit të Berlinit, përkatësisht ajo në prag të Luftës së Parë Ballkanike, kishte, prapë, katër vilajete me një sipërfaqe të përgjithshme prej 90 100 – 90 270 km2, me 3 804 000 banorë, prej të cilëve mbi tre milion shqiptarë. Madhësia e vilajeteve ishte: Vilajeti i Kosovës kishte 32 900 km2, i Manastirit 28 500 km2, i Janinës 17 900 km2 dhe i Shkodrës, 9 000 – 10 970 km2. Sipas statistikave osmane të vitit 1910, strukturën e banorëve të territorit pera¬n¬dorak osmanë që quhej Arnautlluk (Shqipëri, Albania) kishte mbi 66% shqiptarë; amalgama bullgaro-vllahe ishte pakicë e madhe me rreth 16%, serbët ishin një pakicë me rreth 5%, kurse grekët mëzi kalonin 4%-shin. Okupatorët serbë, malazez, bullgarë e gre¬kë e pushtuan Kosovën dhe pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike duke përdorë strategjinë e “Tokës së djegur”, njësoj si në vitet 1877-1881. T’ua rikujtojmë vetëm një insert nga pamjet që i përjetësoi ushtaraku Dimitrie Tucoviç, socialist, kur folën për krimet serbe në Lumë të Malësisë së Prizrenit: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si kri¬m¬bat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra (…), kufo¬mat janë hedhur në shtëpi, e shtëpitë janë djegur – ash¬tu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vër¬¬teta për këtë egërsi të tmerrshme”. Ky pasqyrim është më i plotë po t’i shto¬het konstatimi i socialistit tjetër, M. Kacleroviç – “Ar¬ma¬ta serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u le¬juar ba¬norëve të tyre që të largohen (…). Armata ser¬be me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipas të dhënave të siste¬ma¬tizuara nga studiuesi italian, A. Baldacci, – “ja¬në nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”. Ndërkaq, gjurmuesi i fakteve për krimet serbe ndaj shqiptarëve më 1912/13, Leo Freundlich, ndër të tjerash ka konstatuar: “Pasi që e tërë Shqipëria nuk ka mundur të pushtohet, Serbia ka vendosur që popullin shqiptar ta shfarosë. Serbët në Shqipëri kanë ardhur jo si çlirimtarë por si vrasës të shqiptarëve. Dhjeta mija njerëz të pambrojtur masakrohen, femrat çnjerëzohen, pleqtë dhe fëmijët mbyten, qindra fshatra digjen, priftërinjtë theren. Dhe Evropa heshtë…!?!” 
Për faktin se forca mbrojtëse e Perandorisë Osmane në tokat shqiptare ishte dërrmuar nga kryengritjet shqiptare, kurse pas Kryengritjes së Madhe të Kosovës (5 maj-18 gusht 1912), shqiptarët ishin të çarmatosur me presionin këmbëngulës të Rusisë mbni Portën e Lartë, forcat e Aleancës ballkanike përparuan shpejtë në tokat shqip¬ta¬re. Për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë në Tavolinë të dip¬lo¬macisë ruso-evropiane, me nguti, por me përkrahje të Vjenës dhe të Romës, u thirr Kuvendi Gjith묬shqip¬tar në Vlorë, me tagër të Shpallte Pavarësisë së Shqipërisë. Rolin vendimtar për mbledhjen e Kuvendit të Vlorës e pati Kosova e përfaqësuar nga intelektualet e famshëm, misionarë të Hasan Prishtinës: Salih Gjukë Dukagjini, Bedri be Pejani, Rexhep be Mitrovica dhe Mithat be Frashëri. Kuve¬ndi i Vlorës, më 28 nëntor 1912, e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë tërësore në shtrirje të katër vilajeteve, me gjithsej 90 100- 90 270 km2. 
Fatkeqësisht për ardhmërinë e kombit shqiptar dhe të paqes në Ballkan, Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913), nuk e mori parasysh aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë tërësore, as nuk i përfilli kriteret relevantë: etnikë, ekonomikë dhe gjeo¬stra¬tegjikë për vendosjen e kufijve të Shqipërisë. Serbia do të rritët edhe për 39 000 km2, ose 82% të sipërfaqes që pati deri aso kohe, duke i marrë edhe 1 290 000 banorë, ose 55% të banorëve që pati. Mali i Zi u rritë edhe për 7 000 km2, 62% të tokës që pati dhe mori 260 000 banorë, 100% të banorëve sa pati. Greqia u rritë edhe për 51 300 km2, ose 68% të sipërfaqes që pati, duke marrë edhe 1 624 000 banorë, 67% të bano¬rë¬ve të para vitit 1912. Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha të Evropës dhe Rusia, kjo e vendosur për të dalë në ujëra të nxehta të Adriatikut, të Jonit e të Mesdheut, më 29 korrik 1913, aprovoi projektin austro-hungarez për “Principatën e Shqipërisë” – një shteti shqiptar monstrum, në periferi të Piemontit të kombit shqiptar, Vilajetit të Kosovës, pa trup të plotë, tepër të sakatuar, pa gjymtyrët vitale për jetë, të cilin nuk mund ta quajmë veçse Shqipëri londineze, dhunë ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar të copëtuar. Shtetit të Shqipërisë iu lanë vetëm rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë. Kështu, nga katër vilajetet e Shqipërisë deri në fund të vitit 1912, Londra i shkëputi për Greqinë, për Serbinë dhe për Malin e Zi – 61 510 km2 dhe mbi tre milion banorë me shumicë absolute shqiptare. Ky ishte shkak që nxiti Homerin shqiptar, At Gjergj Fishtën, të thërriste: “Uh! Evropë, ti kurva e motit/, Qi i rae mohit besës e Zotit/, Po a kta a sheji i Gjytetniis: Me daa tokën e Shqypniis/ Për me majtë klysht e Rusis?…” 

Dëshmia më e fuqishme për dëmet dhe plagën e Evropës kato¬liko-protestante që ia ribënë kombit shqiptar, me shumicë absolute myslimanë, në dobi të pansllavizmit ordodoks rus, si gjithherë pa i pyetur fare shqiptarët, janë vlerësimet që i bëri, më 17 prill dhe më 12 gusht 1913, Traktatit të Londrës, vetë krye¬suesi i Konferencës, kryekasapi oficial i Shqi¬përisë, Eduard Grei: “Marrë¬ve¬shja ndërmjet Fuqive lidhur me kufijtë (veriorë) të Shqipërisë u arrit pas një përpjekje diplomatike të gjatë e të vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra t’i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra dhe (pas shumë bisedimesh) Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë të madhe territori për t’u ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi, si fryt i fitores së tyre. Arritja e kësaj marrëveshjeje ishte esenciale për paqen e Evropës dhe sipas mendimit tim ajo u arrit në kohën e duhur për ta ruajtur paqen midis Fuqive të Mëdha”. Grei, në dëshminë vijuese do të saktësojë: “Vështirësia për të arritur një marrëveshje lidhur me kufij të veçantë (të Shqipërisë) ka qenë shumë e madhe. Secili do të kujtojë se sa të vështira dhe sa kritike kanë qenë në ndonjë rast çështjet që kanë dalë për caktimin e kufijve veriorë e verilindorë të Shqipërisë. Ato gjetën zgjidhje disa kohë më parë. Tani ne kemi arritur në një marrëveshje për caktimin, me disa kushte të kufijve jugorë dhe verilindorë të Shqipërisë, gjë që do të plotësojë caktimin e gjithë kufijve të këtij shteti. Unë e di fare mirë, se gjithçka do të bëhet e njohur kjo zgjidhje në shumë pika do të jap shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga pikëpamja e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Evropë” (!?!)
Ky ishte krim i dytë ndërkombëtar, fatal ndaj kombit shqiptar, ishte zgjerim i dytë i Serbisë, Greqisë e Malit të Zi me toka etnike dhe historike shqiptare, të cilat e përjetuan pushtimin me strategjinë “Toka shqiptare e djegur…!”, me miratim të Evropës dhe të Rusisë. Mirëpo, Serbia, vazhdimisht e yshtur nga Rusia, por edhe nga aminimi i Francës dhe i Anglisë, nuk do të ngopet me zgjerime dhe do të bëhet shkaktare e Luftës së Parë Botërore. Ajo, më 1915, hyri në marrëveshje të fshehtë edhe për copëtimin dhe zhbërjen definitive të Shqipërisë Londineze. Me këto kërkesa, Serbo-Jugosllavia francezo-versajase doli edhe në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919-1920, me të cilën do të përmbyllet Lufta e Parë Botë¬rore (1914-1918). Falë pranisë, në këtë “Aeropag” të dytë, të përfaqësuesit të demokracisë në lindje, pikërisht të kryetarit të SHBA-ve, W. Vilson, nuk ndodhi kataklizma përfundimtare e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar. 

Të nderuar, 
Konsiderojmë të rëndësishme për detyrën Tuaj aktuale për Kosovën t’i përmbledhim edhe këto fakte: Të dhënat burimore flasin qartë se gja¬të luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botë¬rore në viset e Shqipërisë Etnike, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lart, me strate¬gji¬në “Toka shqiptare e djegur”, u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndoqën në Azi e gjetkë. Po kështu, nga dhjetori i vitit 1918 e deri në përmbylljen e Paqes së Ve¬r¬sajës – Parisit, më 1920, në viset shqiptare u zba¬tua kanibalizëm serbo-jugosllav. Sipas të dhë¬na¬ve të Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, të përmbledhura në Prokla¬ma¬tën e fillimtetorit 1945, “në vitin 1918, gjatë kri¬ji¬mit të Jugosllavisë mozaike, prapë sipas urdhrit të Beo¬gradit, janë therë dhe mbytur mijëra shqiptarë. Aso kohe në Konferencën e Paqes është sjellë regji¬s¬tri për tetëdhjetë mijë viktima, i përcjellë me një pro¬testë energjike, por edhe kjo, si gjithherë, ‘Vox cla¬ma¬ntis in deserto” për veshët e Evropës”. Për të mashtruar opinionin botëror dhe ak¬to¬rët e Konferencës së Versajës, Komanda Supre¬me e Ushtrisë së Jugosllavisë udhëzonte çetat te¬rro¬riste të spastrimit etnik shqiptar të terre¬nit, që vrasjet, therjet, gjenocidin ndaj shqip¬ta¬rëve, djegiet e fshatrave e të lagjeve të qyteteve t’i kry¬e¬nin pa bujë, fshehurazi nga opinioni pu¬blicistik e diplomatik, me sqarimin se “pas nën¬shkrimit të Traktatit të Paqes do t’i kemi duart e li¬ra kundër shqi¬ptarëve!”. Dhe, vërtet, më 23 gusht 1919, Ko¬ma¬nda Supreme e Ushtrisë Jugosllave i ur¬dhëroi ush¬trisë dhe njësiteve paramilitare terro¬riste të rraf¬sho¬nin për¬to¬kë çdo fshat nga i cili do të shtihet nga pushka e rezistencës shqiptare dhe të vritet, aty për aty, secili shqiptar i arratisur! Kjo do të thoshte: legalizim institucional serbo-sllav i vrasjeve, i ma¬sa¬k¬ra¬ve dhe i gjenocidit ndaj shqiptarëve. 
Këtu, korrektësia prej dijetarëve na detyron të sjellim edhe mendimet e dy evropianëve për padrejtësinë historike ruse-evropiane ndaj kombit shqiptar. Emil d’ Estour¬neelles, ish-anëtar i komisionit konsullor evropian – për kufijtë në tokat shqiptare të Shkupit, përball invadimit bullgaro-serb, shkroi: “Kam gjetë atje nji popullsi të çudi¬t¬sh¬me, qi me kryeneçësi shpresonte n’ atë ardhmeni lirije e paqi, qi diplo¬macija europjane i kishte gjithmonë mohue…” dhe më tutje, konstatonte se “Shqipnija, banue nga nji popull bujar e mikpritës”- e pësoi nga Rusia dhe Evropa për interesat e ballkanasve sllavo-grekë barbarë, dhe shtro¬nte pyetjen e sinqertë: “Si ka mund të ruhet Shqipnija? – Pushtue herë mbas here nga Romakët, Bizantinët, Bullgarët, Serbët, Normanët, Austrianet e Turqit, rrethue nga Malazezët e Serbët kah veriu, nga Serbët e Bull¬garët kah lin¬dja, nga Grekët kah jugu, plaçkitë, shkretnue pa nda prej gjithkuj, kombi shqiptar ka dijtë me ruejtë të paprekun perso¬nalitetin e zakonet e tija…” (!?!). Kurse, Profesor Emil Kahn më 1920, gjatë mbajtjes së Kon¬fe¬re¬ncës së Parisit, u angazhua për shtetin shqiptar me kufijtë etnikë dhe gjeopolitikë, e jo për “Shtetin shqiptar (londinez), si nji Princni ope¬¬rete, me livret italisht, valcer Vjene, e nji kryetar orkestre mysterjoz në Berlin…”. Profesor Kahn saktësoi me zemër njeriu demokrat liridashës, se “Shqipnija e cop¬tue¬me nuk ka për të mujtë të jetojë, e aqë ma pak të jetojë e pamvarun, po i dolën dore krahinat ma të mirat, elementat ma vepruesit e popu¬llsisë së sajë”. Se Shqipëria e Traktatit të Londrës “asht njinji si të dë¬nohej Shqipnija (e vërtetë, etnike, jo e “Madhe”, ajo natyrore) për vdekje e nënshtrim…” 
Për gjykimin Tuaj të drejt, konsiderojmë se duhet ta dini edhe këtë fakt: Nga dokumentet e prejardhjes shqiptare, dërguar Konferencës së Versajës, shihet se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të viteve të 50-ta të shekullit XIX. Tashti në arealin e Shqipë¬ri¬së Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në vi¬set shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se, vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqi¬p¬tarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912. Ishte kjo në rend të parë, pasoj e gjenocidit serb mbi shqiptarët. T’ua rikujtojmë vetëm edhe dy konstatime nga fillimvitet e jetës së Mbretërisë Jugosllave Versajase: Publicisti i famshëm rus, Llav Trocki nga vendi i krimit, në Koso¬vë, shkroi: “Ekzistonte një nda¬r¬je e punëve. Nëse ishte në pyetje ndonjë kaçak, shtëpitë e tyre së pari do t’i shkatërronte ushtria e rregullt. Më pastaj vinin në radhë rezervistët të cilët krye¬nin pjesën e tyre të punës. Pastaj vinin pjesëtarët e policisë e më në fund komitët”. Kurse, apostulli i shqiptarisë së Kosovës Hasan Prishtina, më 1921, do të konstatojë: “Jamjanët e Af¬ri¬kës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqi¬p¬ta¬rëve të Kosovës” (?!?).
Për shkak se shqiptarët e dhuruar Jugosllavisë Versajase ishin krye¬sisht popullsi myslimane, nga pseudoshkenca dhe publicistika serbe e evropiane antiislame, do të paraqitën si masë amorfe e de¬ko¬m¬pozuar nga aspekti frymor e civilizues, pa perspektivë nacionale, e denjë për asimilim në serbë si akt civilizues. Ja një she¬mbull eklatant: Austriaku Herman Vendel, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t’i paraqesë “popull rudiment ballka¬nik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin ev¬ro¬pian” dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët do ta arsyetojë si masë të nevojshme të “civilizimit të krishterë”, sepse, sipas tij, “historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (…) të një race që po vdes…”!?! 
Se shfarosja shqiptare dhe dealbanizimi i Kosovës, dhe i tokave shqiptare të ndara Serbisë në Londër dhe Paris, po realizohej tashti edhe me bekim të politikës botërore injorante, mund të vërtetohet edhe me një të vet¬min prononcim të përfaqësuesit të Jugosllavisë në Shoqatën e Popujve në Gjenevë, më 13 mars 1929, i cili, pa i luajtur gjaku në fytyrë, do të gënjejë: “Në vendet tona jugore, të cilat kanë qenë pjesë përbërëse të shtetit tonë, ose i janë ndarë Mbre¬tërisë sonë para 1 shkurtit 1913, nuk ka pakica ko¬m¬bëtare” !?! Ky ishte morali historik i diplomacisë dhe i gjenit kanibalit pushtues serb. Në funksion të kësaj platforme serbe për deal¬ba¬nizimin e tokave shqiptare, krahas plojave mbi shqiptarët, ishte edhe shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Anadoll dhe sjellja e elementit sllav në trojet shqiptare. Këtë fakt e pasqyronte mirë një Anonim nga Peja në organin e PKJ-së, “Pro¬le¬ter”, më 15 dhjetor 1929: “Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t’ua ngrehim shtëpitë (kolonëve). Me paratë tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (…). Fshatra të tëra po i ka¬llin, që t’u bëhet vend kolonëve. Me pushkë, mi¬tra¬loza dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra fa¬mi¬lje shqiptare nga vatrat e tyre”. 
Me aspirata të tilla në vijimësi u thellua spa¬strimi etnik shqiptar i Kosovës në vitet e 30-ta. Madje, më 1937, qarqet akademike, politike dhe ushtarake serbe kërkonin që brenda një afati shu¬më të shkurtër përqindja e elementit sllav – serb e malazez në Kosovë të ngrihej në 67.5%, kurse për¬qi¬ndja e shqiptarëve nga 80%, sa kishte mbetur ende, të zbritej në 21.5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë kishte edhe ankesa: “Serbi¬së Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe, do të zgjidhet çështja jugosllave”. Për ta arritur këtë, kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi, dhe kra¬has 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave. Në shërbim të këtyre planeve u futën aka¬demikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, të tubuar në “Srpski Kulturni Klub” të Beo¬gradit. Megjithatë, Elaborati i akademikut Vasa Çubriloviç: “Iseljavanje Arnauta”, i datës 7 mars 1937, është projekti më ogurzi që njohu historia për kulturocid, gje¬nocid dhe etnocid ndaj një populli të tërë dhe që do të mbetet i pavërejtur dhe i padënuar nga bota e qytetëruar, nga Evropa!?! T’u rikujtojmë vetëm një konstatim të themi historik për të vërtetën historike: “Të pëmbledhim: Shqiptarët është e pamundur të zhduken vetëm me kolonizim permanent; ky është populli i vetëm i cili ka arritur që në një mijë vjetët e fundit jo vetëm të qëndrojë para bërthamës së shtetit tonë, Rasës e Ze¬tës, por që edhe në dëmin tonë t’i shtyjë kufijtë tonë në drejtim të Veriut e të Lindjes (…). Mënyra e vet¬me dhe mjeti i vetëm – për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës – është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bi¬ndur mbi ta (…)” – me rastin e spastrimit etnik të Sanxhakut të Nishit, më 1878. 
Nga pjesa e parë e citatit shihet se Kosova në mesjetën nemanide, pas bullgare dhe para osmane, ishte tokë shqiptare me potencial biologjik e politik shqiptar, e zonja të pengonte integrimin etnik të serbëve dhe forcimin e Serbisë edhe në vise të Rashkës e të Malit të Zi. Del se Kosova kurrë nuk ka qenë e banuar masivisht me serbë, se nuk ishte djepi i Serbisë, ndaj truri i panserbizmit modern, Çubriloviç, konstatonte: “Mbetet vetëm shpërngulja në masë (…)!” 
Dhe, është e pamundur që këtu të pasqyrohet i tërë kompleksiteti i politikës kulturocidiale, gje¬noci¬dia¬le dhe etnocidiale kanibaliste serbosllave midis Dy Luftërave Botërore ndaj shqiptarëve, por as nuk mund të pasqyrohen të gjitha mënyrat e rezis¬te¬ncës për mbijetesë shqiptare kundër asaj dhu¬ne. Vetë Kryeministri i Jugosllavisë, me aktin se¬kret të datës 16 prill 1937, ua tërhoqi vërejtjen subjekteve zbatuese të shfarosjes së shqipta¬rë¬ve se, në Serbinë Jugore ka ende më së paku 900 mi¬jë shqiptarë, të cilët banojnë vise kompakte dhe i urdhëronte pushtetit të zbatonte masa eko¬no¬mike shfrytëzuese e shkatërruese të rrepta, “në mënyrë që shqiptarët të jetonin nën psikozën e ska¬mjes permanente”. Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me aktin tepër rezer¬vat të datës 29 dhjetor 1937, urdhëroi të gjitha instancat pushtetore, “që të dhënat për pakicat kombëtare (…) në të ardhmen, të mos publikohen pa lejen e kësaj ministrie!” Fatkeqësisht, meqë dy anët e konopit janë në duar të huaja, as sot nuk dihet me saktësi se sa shqiptarë ka në ish arealin shtetëror të Jugosllavisë Versajase!?! 

Zotërinj, 
Këtu tashti duhet të theksohet fakti se në prag të Luftës së Dytë Botërore një pengesë ma¬dhore për shfarosjen e shqiptarëve në Jugo¬slla¬vi paraqiste ekzistimi i Shqipërisë Londineze si shtet. Për t’u liruar nga kjo pengesë, Jugosllavia u lidh me të gjitha shtetet që synonin një copë të Shqipërisë Londineze. Nga fundi i vitit 1938, Jugosllavia do t’i imponohet Greqisë dhe Italisë për një aleancë për ndarjen e Shqipërisë së Ahmet Zogut, me çka do të krijoheshin rrethana për zhdukjen fizike dhe asimilimin e tepricës shqi¬p¬tare në serbë, në grekë dhe në italianë. “Ane¬k¬simi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do të ishte realizimi i aspi¬ra¬ta¬ve tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona she¬ku¬llore!” – i shkruanin kryetarit të qeverisë mbre¬tërore të Jugosllavisë, duke i theksuar edhe këtë: “Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombi¬na¬cio¬net tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ball¬kanike gjithmonë kemi synuar që t’i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit të pavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve to¬na nacionale…” 
Mbi këtë platformë serbe për copëtimin dhe okupimin e Shqipërisë së Tiranës, ësh¬të ngritur edhe Elaborati i akademikut, fatkeqësisht nobelist, Ivo Andriç, i 30 janar 1939, i cili saktësonte se: “Me marrjen e Shqi¬pë¬risë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqi¬ptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!” Sipas Andriçit, Jugosllavia me kë¬të zgjerim në Shqipërinë Veriore do të merrte rreth 300 mijë shqiptarë, shumicë katolike, pa rrezik të madh për Serbinë, sepse “shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rre¬thana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh (evropian) që ajo të pengohej”!?! 
Strategjinë shte¬tërore serbo-jugosllave për shfarosjen e shqiptarëve do ta denoncojë bukur kolonisti malazias komunist, Radovan Zogoviç, mik i së vërtetës përjetë¬sisht: “Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion eko¬nomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndih¬ma¬ve medicinale kundër malaries e të tjera, t’i nxje¬rrë nga ligji dhe t’i shfarosë banorët shqiptarë…” Efektet e kësaj politike shfarosëse ndaj shqiptarëve ishte marramendës. Dihet se, siç u tha më herët, në Jugosllavinë Versajase, më 1920, kishte 946 929 shqiptarë. Sipas shtimit natyror rreth 40 për një mijë, që kishin shqiptarët, numri i shqiptarëve në Jugosllavi deri më 1941, duhej të arrinte në mbi dy milionë. Së këndejmi, del se pushteti ser¬bo-jugosllav midis dy luftërave botërore likuidoi dhe shpërnguli mbi një milion shqiptarë. 
Okupimi nazifashist i tokave shqiptare ja¬shtë Shqipërisë Londineze, nga mesprilli 1941, ndo¬nëse erdhi si infuzion për shqiptarësinë e tyre në agoni, nuk do ta zgjidhë Çështjen shqiptare, kur¬se Lufta Nacionalçlirimtare Antifashiste, krahas po¬puj¬ve të Jugosllavisë, do të shfrytëzohet për ria¬ne¬ksimin serb, malazias dhe bullgaro-maqe¬don të tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Lon¬di¬ne¬ze. Vërtet, koha e vërtetoi se Deklarimi i Titos, më 4 dhjetor 1943, para një reporteri anglez të luf¬tës, se “ardhmënia e Kosovës ka për t’u vendosur me plebishit dhe se kufijtë, nëse tregohet nevoja, kanë për t’u ndrequr në dobi të Shqipërisë”, ishte kurth tradhtie për çlirimtarët shqip¬tarë antinazifashistë, njësoj si edhe Rezoluta e Këshillit Nacio¬nal¬çlirimtar të Kosovë e 2 janarit 1944, në të cilën ngër¬thehej kërkesa politike jetike e shqiptarëve: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht nji kra¬hinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u ba¬sh¬kue me Shqipnin. Rruga e vetme që populli shqi¬p¬tar i Kosovës e i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tje¬rë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer dhe rrogtarve të tij. Sepse kjo asht rruga e vetme të fito¬het liria, kur të gjithë popujt pra edhe shqiptarët do të jenë në gjendje të deklarohen për fatin e vet me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje. Garant për këtë asht UNÇJ dhe UNÇSH me të cilën asht e lidhun ngusht. Krahas kësaj për këtë janë garantë aleatët tanë të mëdhej: Bashkimi Sovjetik, An¬glia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)”. 
Porsa shkeli në tokat shqiptare kë¬mba e partizano-çetnikëve serbë, malazez dhe maqedono-bullgarë, aleatë të Rusisë, të Anglisë, të SHBA-ve dhe të Lëvizjes Antifashiste Na¬cio¬nal¬¬çlirimtare të Shqipërisë, UNÇJ-ja e hoqi lëkurën e qengjit dhe u rivësh me gunën tradicionale të ortodoksizmës kundër qenies së Shqipërisë Et¬ni¬ke. Më 3 nëntor 1944, prapë akademiku Vasa Çubriloviç, ta¬shti komunist antifashist – Ministër për Ekonomi i Serbisë kominterniste, lëshoi për përdorim sekret instruksionet për qar¬qet ushtarake e politike të Jugosllavisë – për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe të etnive të tjera josllave “në Ju¬go¬sllavi”. Pasi do të konstatojë se: “ne kurrë nuk ke¬mi pasur kushte më të mira dhe rast (më të voli¬t¬shëm) për vendosjen e çështjes së minoriteteve”, udhë¬zo¬n¬te: “Krahas spastrimeve ushtarake”, gjatë ope¬ra¬cio¬neve luftarake përfundimtare, duhet të për¬do¬ren edhe mjetet e tjera: shqiptarëve “t’u me¬rren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe përqendrimi, t’u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen për shpërngulje…!” Akademiku, me moralin histerik antishqiptar, për¬fu¬ndonte: “Ndoshta kurrë më nuk do të na ofro¬hen këso rrethanash që shtetin tonë ta kthejmë në vend të pastër etnik”, dhe përkufizonte qartë se, “nëse ketë problem nuk e zgjidhim tash, kurrë më nuk do të arrijmë ta zgjidhim!” !?! 
Në përmbyllje, Çubriloviç, duke hedhur po¬shtë të Drejtën e Kosovës për vetëvendosje, të prok¬la¬muar nga PKJ-ja para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shtronte për detyrë qarqeve poli¬ti¬ke, ushtarake, gjyqësore e shtetërore në përgji¬thë¬si: “Ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Ko¬sova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht se¬r¬be, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe”; “Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjë¬herë”. Pasi konstatonte se: “Me kolonizim nuk është siguruar të thuash asgjë”, përfundonte: “Dy janë mënyrat të ci¬lat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t’i shfarosim ose që t’i shpërngulim!” 
Për t’i plotësuar urdhërkërkesat që dilnin nga Udhëzimet e Çubriloviçit, në tokat shqip¬ta¬re, deri në fundnëntorin 1944, do të përqe¬ndro¬hen 20 – 25 brigada, të quajtura “partizane” – serbe, ma¬lazeze, e “maqedonase”, me udhëzime tepër rezervat: Nën masën kinse për ndjekje të ba¬shkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten persona¬lite¬tet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revolta të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së tyre, të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë Londineze! 
Kjo urdhëresë është zbatuar në masë të ma¬dhe. Sipas burimeve relevante nga mesi i nën¬torit 1944 deri në vitin 1947 u vranë mbi 47 mijë shqiptarë. Të vrarë, për rëndësinë e shqipta¬rësi¬së së Kosovës, janë edhe qindra mijëra të shpër¬ngulur me dhunë në Anadoll. Siç u konstatua më herët se, sipas burimeve ush¬tarake jugosllave sekrete, në Jugosllavi, më 1937 kishte mbi 900 mijë shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Jugosllavi pati 750 431 shqi¬p¬ta¬rë, që do të thotë mbi 149 569 shqiptarë më pak se më 1937. Po të kihet parasysh fakti se shqiptarët nën robërinë e Jugosllavisë midis regjistrimit të vitit 1948 dhe të vitit 1981, pra për 33 vjet, arritën zyrtarisht në 1 226 736 frymë, del edhe më marramendës nu¬mri i shqiptarëve të likuiduar fizikisht dhe të ndjekur nga Kosova midis viteve 1937-1948. Përmasa e këtij etnocidi duhej të ishte edhe më rrëqethëse kur dihet se 412 000 shqiptarë ishin shpërngulë sipas Marrëveshjes gjentlemene Jugo¬slla¬vi – Turqi të vitit 1953. Këtu duhet të saktësohet edhe fakti se Li¬dh¬ja Socialiste e Kosovës, më 1976, kishte të dhë¬na për shpërnguljen e një milion shqiptarëve ve¬tëm nga Kosova midis viteve 1912-1966. Të dhë¬nat jugosllave policore, flasin edhe për mbi 280 mijë shqiptarë të burgosur nga viti 1945 deri në vitin 1966, por burgosje të shumta pati edhe në vitet 1967-1980. Ndërkaq, nga pranvera e vitit 1981 Kosova ishte në luftë të hapët me Jugosllavinë, e cila në politikë dhe ushtri dominohej nga serbët e sojit garashanin-çubliloviç-qosiç albanofobë. Në mars të vitit 1989, Kosova përjetoi Grushtin e shtetit policor dhe ushtarak të Jugosllavisë, në shërbim të aspiratave serbomëdha shekullore. Ndodhi rianeksimi i Kosovës së përgjakur Serbisë. Burimet e proveniencës gjyqësore dhe policore flasin për rreth 900 mijë shqiptarë të burgosur politikë, e të trajtuar në polici, deri në fund të vitit 1991 (750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë në vise të tjera: Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë, Kroa¬ci, Slloveni). 

Të respektuar, 
Në vitet e ’90-ta të shekullit XX, Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën Jugosllavinë Versa¬ja¬se ishin të nxjerra jashtë ligjit. Të gjitha myn¬xyrat e dhunës kulturocidiale, gjenocidiale dhe et¬nocidiale kanibaliste serbe mbi shqiptarët, pra¬pë, do të ushtrohen me udhëzime publike e se¬k¬rete të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Se¬r¬bisë, tashti në krye me akad. Dobrica Qosiç. Ba¬zën e këtyre udhëzimeve, për zhdukjen e shqi¬p¬tarësisë së Kosovë dhe të viseve të tjera shqi¬p¬ta¬re nën Jugosllvinë Avnojiste, ngërthente Me¬mo¬randumi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i vitit 1985, i bërë publik më 1986. 
Ky trakt politiko-policor, në fakt, paraqiste Projektin për Serbinë e madhe nga Vjena deri në Sta¬mboll, me prejudikim se Serbi është deri aty ku gje¬ndet një serb, ose një varr serbi! Me pak fjalë, Aka¬demia e Beogradit mori mbi vete detyrën që “po¬pu¬llit serb t’i sigurojë programin shoqëror dhe na¬cio¬nal bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen bre¬zat e sotme dhe të ardhshme”(!?!)
Për ta vu në jetë me sukses këtë “program nacional serb”(!?!), Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë kujdestaroi në ngritjen politike e shte¬tërore të personalitetit Slobodan Milosheviç, të cilin e nxori në krye të lëvizjes serbomadhe: “Dogo¬dio se narod” (Ndodhja e popullit), të mbë¬shte¬tur në trillime, paragjykime dhe në kërkesa hi¬sterike për ekspansion serb: “Kosova është zemra e Serbisë”, kurse “Serbia e Madhe – prej Horgoshit – Viroviticë e Karllobag deri në Durrës e Selanik” – do të realizohej duke u mbështetur në “të vër¬te¬tat”, serbe për Kosovën “serbe”, – pa serbë his¬to¬rikisht, por me pushtet serb dhunues gjakë¬sor prej tetorit të vitit 1912. “Kosova është tokë ser¬be për të cilën kurrë nuk mund të flitet ndryshe përveçse si për tokë serbe të shenjtë”, sepse “Kisha në krye me mbretin dhe me aparatin propagandues e ka ndërtuar mitin e Kosovës”. Dhe, duke e ma¬rrë mitin kishtar për tapi toke, patriku serb, Ger¬man, më 28 korrik 1988, ftonte serbët në luftë “për hakmarrje të re të Kosovës!” Vërtet, të “vërtetat” serbe për Kosovën “serbe” janë gënjeshtra të për¬sëritura me mijëra herë, në gjuhën serbe dhe në gjuhë të ndryshme evropiane – frymë kjo e pa¬trio¬tizmit serb dhe dëshmi e inteligjencies serbe të li¬n¬dur – siç mund të thuhet me maksimën e Qosiçit. 
Me mbështetje nga kisha dhe me bekimin e patrikut, Slobodan Milosheviç, më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, e nxori përfushe pla¬nin për ripushtimin dhe për serbizimin për¬fu¬n¬dimisht të Kosovës, me strategjinë serbe “To¬ka e djegur”: “Është treguar se Kosova dhe përca¬k¬timi për Kosovën e mban të bashkuar tërë popullin serb”, dhe tashti “Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare”, por “është çështje e popullit”, ndaj, e vërteta se “çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rë¬ndësi”, sepse “gjashtë shekuj pas asaj edhe sot, pra¬pë, jemi në beteja dhe para betejave!” 
Vitet e ’90-ta të shekullit XX Beogradi zyrtar i kishte paraparë kohë arritjen përfundimtare të zbritjes së për¬qindjes së shqiptarëve në Kosovë nga 93% në nën 50%. Kjo do të arrihej me të gjitha metodat dhe strategjitë e njohura në botë për spastrimin et¬nik të një vendi. Në funksion të këtij qëllimi, që nga vitet e ’80-ta, me dhunë ekonomike dhe po¬licore, u ndoqën nga Kosova rreth 400 mijë shqi¬ptarë, kryesisht djelmosha të aftë për rezistencë të armatosur. Spastrimi etnik shqiptar i Kosovës, me shu¬micë absolute të përkatësisë fetare islame, mbi 98.2%, sipas pseudoshkencës dhe politikës pu¬sh¬tuese serbe, edhe më tutje paraqitej si akt civili¬zues në interes të krishterimit në përgjithësi. Dhe, vërtet, sado që Çështja e Kosovës në thelb fare nuk është çështje fetare, interesat e fesë së krish¬te¬rë (ortodokse dhe katolike) dhe të asaj islame, pe¬nguan dhe do të pengojnë zgjidhjen e drejtë të Çështjes së Kosovës. Këtë fakt bukur e ka kons¬ta¬tuar diplomati i rryer, z. Henry Kissinger, më 12 tetor 1998: Çështja e Kosovës “është një tra¬gje¬di e shkaktuar me ndeshjen midis islamizmit dhe kri¬shterimit në Ballkan, që vazhdon qindra vite”. 

Zotërinj të nderuar, 
Me kompetencë shkencore mund të konstatojmë: Çështja e Kosovës ishte fa¬kti¬kisht dhe është aktualisht çështje ekzistenciale ko¬¬m¬¬bëtare shqiptare, është paqe ballkanike dhe evropia¬ne – po u zgjidh drejt. Në funksion të kësaj zgji¬dhje mekanizmat evropianë e botëror që Ju i përfaqësoni duhet ta kenë parasysh edhe konstatimin e Prokopit të Cezaresë, i cili në për¬masa gjeniale ka konstatuar: “Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye (…), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e shpallur atë dhe nuk duan ta mbarojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë”. Përvoja historike e marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe serbo-boshnjake, pse jo edhe serbo-kroate, e më herët edhe serbo-bullgare, janë të mjaftueshme për të gjykuar se gjenet e sllavëve të kohës së ardhjes së tyre në Iliri janë ruajtur në gjenin serb të etur për gjak e për tokë të huaj, të fqinjëve. Vërtet, midis serbëve dhe shqiptarëve që¬ndron një det gjakshqiptari, i derdhur nga thi¬ka serbe. Faktet historiografike tregojnë se nuk ka vë¬lla¬zë¬ri shqiptare në pjesën e Shqipërisë Etnike ja¬sh¬të Shqipërisë Londineze, por edhe të atyre në vi¬set kufitare të “Shqipërisë” me “Jugosllavinë” (në kufijtë ndërkombëtarë londinezo-versajas në¬për tokat pastër shqiptare etnike), që nuk kanë përjetuar vrasjen dhe dhunën kanibaliste serbe. 
Shkretimi i asaj që mund të quhet shqi¬ptarësi aty ku shkeli këmba e soldateskës serbe në tokat shqiptare – janë provë. Dhu¬na dhe dhunimi, plojat dhe masakrat mbi civi¬lët e pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë ane¬kënd Kosovës, nga 24 marsi deri më 10 qer¬shor 1999, periudhë kjo e Bombardimeve të NA¬TO-s mbi makinerinë ushtarake të Serbisë, ja¬në plagë të prekshme që vazhdimisht kullojnë gjak. Nga 28 shkurti 1998 – 10 qershor 1999 nga Kosova u ndoqën me lemeri, ploja e masakra rreth një milion shqiptarë të Kosovës, eksod përtej bibliko-kuranor, por këtu nuk ka mu¬n¬dësi të përmendim tërë përmasën e gjenocidit ndaj shqiptarësisë së Kosovës. Soldateska ser¬be zbatoi mbi 30 ploja në fshatra dhe qytete, vrau mizorisht mbi 15.000 civilë – pleq, burra, gra dhe fëmijë, plagosi mbi 3.219 dhe burgosi mbi 1.360 veta. Me strategjinë “To¬ka shqiptare e djegur” – shkretoi e shkatërroi 1.007 fshatra (nga 1392 sa ka Kosova), dogji mbi 212.347 shtëpi, objekte për¬cjellëse, objekte shoqërore (prej tyre 218 xha¬mi), lokale afariste etj.. Dhe, dhunë mbi dhuna ësh¬të dhunimi i mbi 20.000 femrave, prej të cilave të evidencuara 2.019 nëna që kanë 3.007 fëmijë të traumatizuar përjetësisht. Kjo nuk ka çmim. Kjo është e pafalshme! Ky është një zë që thërret: Serbi, larg e më larg Kosovës! 

Personalitete evropiane e botërore! 
Me kompetencë shkencore u themi se nëse historia është më¬sue¬¬sja e jetës, siç besohet nga latiniteti, Çështja e sta¬tusit shtetëror të Kosovës, në pritje, nuk mund të zgjidhet duke i mbyllur sytë para kri¬mit dhe etnocidi institucional serb shekullor mbi shqiptarët në përgjithësi dhe shqi¬ptarësinë e Kosovës në veçanti. Serbia, veçanë¬risht, nga janari i vitit 1878 deri në qershor të vitit 1999, pra për 121 vjet rresht, përveç dëmit material të pallogaritshëm, është përgjegjëse për copëtimin dhe robërinë e kombit shqiptar dhe për jetën e rreth tre milionë shqiptarëve. Në këtë krim janë bash¬kë¬fa¬j¬tore Rusia dhe Fuqitë e Mëdha të Evropës, se¬p¬se me zgjidhje të dhunshme në Ballkanin jug¬pe¬rëndimor, duke e ndarë një vend dhe një komb vetëm pse fati ia ngarkoi të mbijetojë si mysli¬man, krijoi kriza që gjeneruan në gjakderdhje, gjenocid, kulturocid dhe etnocid shekullor ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike dhe historike. Edhe ky është pengu që Kosovën dhe Serbinë i de¬tyron të mbesin njëra pranë tjetrës dhe kurrë më së bashku nën një çati shtetërore të për¬ba¬sh¬kët. Dhe, nëse faktori ndërkombëtar i vendosjes ak¬tualisht ngul këmbë për rilidhjen me dhunë të jetës shtetërore të Kosovë me Serbinë, sipas diktatit të Rusisë, e pa vull¬netin e shumicës etnike historikisht të Koso¬vës, do të bëhet shkaktar i gjakderdhjeve të reja ndër¬etnike në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare, të copëtuara me dhunë ndërkombëtare. 
Se Serbia dhe serbët nuk mund ta durojnë ek¬zistimin e kombit shqiptar, se Serbia dhe serbët janë degjenerikë racistë antishqiptarë ende përtej¬me¬sjetarë, se Serbia dhe Shqipëria duhet të kufizo¬hen me kufijtë etnikë si ardhmëni e vetme e Ballkanit – dëshmi e pre¬k¬shme është “notesi”: 29 maj 1968 – 14 shtator 2004, i akademikut monstruoz, Dobrica Qosiq – “Kosovo. Biblioteka Istine, Knjiga broj 1”, Beo¬grad, 2004, ISBN 86-7446-038-0, fq. 257. Del se nuk ka rrugë të drejtë tjetër, pos dënimit ndër¬ko¬m¬bëtar të Serbisë dhe pranimit të së drejtës ndër¬kombëtare për vetëvendosjen politike dhe shte¬të¬rore të shqiptarëve në shtrirjen natyrore etnike kompakte. 
Realizimi demokratik i shtetit të shqiptarëve në kufijtë e Shqipërisë Et¬nike nuk mund të quhet Shqipëri e Madhe, gogol serbo-ru¬so-evropian antiislam të periudhës së impe¬ria¬li¬zmit, që u dëgjua edhe nga përfaqësuesi i Rusisë, Kharchenko, në Baden, më 26 Nëntor 2007. Ribashkimi i tërësisë së Shqipërisë së ruajtur do të zinte më pak se dy të tretat e sipërfaqes së Shqi¬pë¬ri¬së (Albania, Arnautlluk) të shekujve XV-XIX. Në këtë njësi shtetërore mbi 90% e banorëve do të jenë shqiptarë myslimanë, ortodoksë dhe katolikë. Kosova zyrtare aktuale po lebetisë për Pavarësinë shtetërore si koncesion me Bashkësinë Ndërkombëtare (jo koncesion për Serbinë), pa mohuar se Kosova aktuale është vetëm një pje¬¬së e Shqipërisë e vaditur me gjakun shqiptar pa dallim feje deri në ditën e sotme, e ruajtur edhe me mëshirën e Zotit. Kurse mësimi që del nga përkujtesë jona për Juve, është i qartë: Serbia me të gjitha mynxyrat e dhunës gjenocidiale ndaj shqiptarëve dhe shqiptarësisë së Kosovës e ka kallur edhe pjesën e saj, serbe, mesjetare e kolonialiste 87 vjeçare (1912-1999). 
Para se të përfundojmë, ftojmë opinionin demokratik botëror dhe shqiptarët ku do që jetojnë, pa hezitim të mbrojnë para botës, të drejtën e kombit shqiptar për vetëvendosje – si zgjidhje e vetme demokratike dhe definitive fitimprurëse për Ballkanin dhe për Evropën e Bashkuar! Shqiptarët janë komb historik në themele të parahistorisë së Ballkanit, i cili kurrë nuk bëri inkursione e gjakderdhje në toka të fqinjëve, kurrë nuk sulmoi pa shkas as brenda tokave të veta. Edhe nga ky aspekt, Kosova shqiptare meriton paqe, përparim, liri, siguri, pavarësi – birësim nga Evropa demokratike liridashëse! Gjaku i miliona shqiptarëve (Fëmijë, gra, pleq dhe burra të martirizuar thërrasin: Mjaft më me eksperimente mbi kurrizin e Kosovës shqiptare dhe të kombit shqiptar! Filli i kësaj fitoreje njerëzore, aktualisht është në duart e Juaja. E keni në dorë të konstatoni botërisht: Ka ardhur fundi i mynxyrave antishqiptare kolonialiste pushtuese serbe me përkrahje ndërkombëtare. Liria e Kosovës është filli i lirisë shqiptare! 
Shpëtoni edhe Serbinë, sepse Rusia dhe Evropa e djeshme e rritën nga hardhuca në krokodil përbindësh! Mentalitetin barbar të kësaj krijese keni pasur mundësi ta njihni mirë gjatë luftërave që i nxiti Serbia në arealin e Jugosllavisë Avnojiste dhe gjatë procesit të negociatave dyvjeçare Prishtinë – Beograd, për “Statusin” e Kosovës. Serbia duhet të urtësohet me vendosmërinë dhe drejtësinë Tuaj. Ky është interes jetik i paqes në Ballkan, në Evropë dhe në Botë. Serbia dhe kombi serb duhet të përballen të kaluarën e vetë! Sot-ja mund të quhet “Kohë”, nesër bëhet vonë. Me Serbinë udhëheqin skizofrenët. T’i keni parasysh pasojat që nuk mund të sherohen! 

Me shpresë së mund të përfitoni nga mesazhi i kësaj përkujtese, respekt për mundin që keni derdhur! 
Prishtinë, 30 nëntor 2007
Prof. Dr. Hakif Bajrami, Shef i Divizionit për hulumtime shkencore në Arkivin Shtetëror të Kosovës; 
Prof. Dr. Liman Rushiti, Këshilltar shkencor i Institutit të Historisë, Prishtinë; 
Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Këshilltar Shkencor në Degën e Historisë së Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …