Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në fshatrat  Hoçë e Vogël dhe Nagac

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me zyrtar komunal, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve, përkujtuan dëshmorët dhe martirët e fshatrave, Hoçë e Vogël dhe Nagac të Komunës së Rahovecit. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se me 2 prill 1999, Serbia fashiste ka përdoruar taktikat e përdoruara historikisht ndaj shqiptarëve, duke vrarë, masakruar e dëbuar të gjithë pleq e të rinj, gra e fëmijë e duke mos kursyer asnjë person! Sot, 10 dëshmorët dhe qytetarët tanë të vrarë nga okupatori serb, i kujtuam me përulje e nderim, për sakrificën e tyre për liri.

Gjithashtu, u përkujtuan edhe dëshmorët e kombit Nesimi Elshani dhe Habib Gashi, si martirët e Nagacit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …