Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, duket se ka arritur kulmin e mungesës së përmbajtjes, e cila në radhë të parë shkaktohet nga frika se nuk do t’i përballojë dot problemet me të cilat do të ballafaqohet, qofshin ato të brendshme në raport me opozitën, apo të jashtme, të cilat janë shumë më të mprehura dhe i nxjerrin lakuriq demagogjinë e mashtrimin, që ka përdorur si metoda për të marrë më shumë pushtet, por jo aq shumë sa kërkon dhe shumë më pak do të marrë tani e tutje, në përpjekje për ta vendosur mendësinë e tij njëdimensionale politike, gjithsesi autoritare, por në një mes politik,  i cili nuk e duron dot autoritarizmin,  edhe pse nuk është larg tij.

Me kërcënimin e tij të fundit, “ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Vetëvendosjen”, Albin Kurti ka shpërfaqur delirin e tij të sëmurë politik e ideologjik, duke menduar se krejt populli, do të bëhet me të dhe me Vetëvendosjen. Po cili është ai popull që nuk e ka votuar atë, por Vjosa Osmanin e LDK-së, në qerthullin e Vetëvendosjes,  apo cili është ai popull në diasporë i blerë dhe i joshur me poste e favore, nuk e ka bërë të ditur, as do ta bëjë, jo sepse ai i beson kësaj, por sepse këtë e kërkon propaganda partiake, e cila ia ka mundësuar ta marrë shumicën e qelqtë të gotës së pushtetit, e cila fare lehtë mund t’ i shpëtojë nga dora, ashtu sikur i ka shpëtuar një vit më parë, por nuk ka marrë mend.

Kërcënimi me zgjedhje të reja, të pestat me radhë për dy vitet e fundit, nuk është në ujdi me mendjen e shëndoshë të njeriut,  i cili  paraqitet se vuan aq shumë për popullit e tij, të vetëvendosjes, i vetmi popull që meriton të jetojë nën sundimin e tij ende të improvizuar, ende me premtime, por edhe me kërcënime për popullin tjetër, atë që nuk e pranon Kurtin as farefisin e tij politik, demagogjik e ideologjik.

Kurti ka filluar me kërcënime, në kohën kur do të detyrohet ta ketë prioritet numër një  dialogun me Serbinë, për të cilin gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se ai mund të jetë prioriteti i dhjetë me radhë dhe se nuk do të ngutet të bisedojë me Serbinë. Tani Kurti edhe pse nuk e pranon hapur, e di fare mirë se dialogu me Serbinë do të jetë prioriteti, që i çjerrë një pjesë të maskës, jo të kësaj për t u mbrojtur nga koronavirusi, sepse është i pari në Kosovë, që e ka marrë vaksinën, edhe pse e ka kryer “flamën” e koronavirusit, por për t i treguar “popullit” të tij se ai e do n shumë dhe vaksinën e ka marrë për t u siguruar në efektin e saj pozitiv.

Maska tjetër e cila do të çirret në vazhdim është anashkalimi i premtimeve për bashkim kombëtar, meqë tash e ka kuptuar se atë nuk po e lejuaka Kushtetuta e Kosovës.

Maska e radhës do të çirret kur do të detyrohet ta pranojë “Zajednicën”, si shtet të vogël të Serbisë në Kosovë, me të gjitha atributet e një Republike serbe si ajo e Bosnjës.

Maska në vazhdim do të çirret për 82.00o hektarët tokë që iu dhanë Malit të Zi, për të cilat, ai kishte luftuar me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe me molotov e zjarrë jashtë Kuvendit dhe  ishte betuar se sapo të vijë në pushtet do të përmbys marrëveshjen me Malin e Zi. Tani nuk e përmend më atë premtim, ndoshta edhe nga keqardhje për Abazoviqin, apo për faktin se ata hektarë tokë tekefundit iu ka marrë Shteti ku ai e ka edhe vendlindjen e tij. Madje Mali i Zi i sotëm brenda kufijve të vet ka hiq më pak se një të tretën e territorit  të vet me treva të okupuara  shqiptare.

Janë edhe shumë maska të tjera që do t’ i çirren Albin Kurtit, një  nga një nga korpusi i premtimeve të tij 15-vjeçare në opozitë, nëse mund ta shtyjë për një kohë qëndrimin në pushtet, të cilin nuk do të arrijë ta konsolidojë me mendësinë politike, “Krejt ose hiq”, sepse një mendësi e tillë i ka përmbysur të gjithë ata që i kanë besuar, verbërisht.

Kërcënimi me zgjedhje të jashtëzakonshme është “fjalë në hava”, sepse këtë nuk do ta lejojë ambasada amerikane, ashtu sikur nuk e lejoi Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve, me të cilin ai e shantazhi opozitën parlamentare, por u tërhoq tash për tash.

Kurti ka bërë “be e rrufe”, se nuk mund të ketë kryetar tjetër të Kosovës, pos bashkudhëtares së tij politike e ideologjike, Vjosa Raif Osmani, të cilës i detyrohet për  hiq më pak se 150 mijë vota, me të cilat edhe ka fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Pastaj është edhe problemi tjetër, se nëse Vjosa nuk emërohet  kryetare, ajo nuk mund të bëhet madje as ministre, sepse të gjitha postet i ka plotësuar. Madje ajo nuk mund të bëhet as deputete, meqë nuk është certifikuar për të qenë e tillë. Në këtë situatë, ajo do të ndihej e tradhtuar, e përdorur e shpërdorur dhe e shtrydhur politikisht.

Albin Kurti edhe pse “i do shumë Jasharët”, e edhe më shumë “Drenicën”, por pa PDK-në, të cilën e quan parti të hajnave dhe kriminelëve, ( meqë në të kaluarën ia kanë dhënë besimin Hashim Thaçit, të cilin, Albini  e ka shpallur hajnin më të madh të Kosovës dhe e ka urdhëruar të shkojë në Hagë), ai nuk e ka ndërmend të pajtohet, që për hir të rrethanave ta pranojë Murat Jasharin për kryetar të vendit. Nëse nuk votohet Vjosa Osmani nga deputetet në Kuvend,  dhe nëse  ambasadorët e vendeve të  Quintit nuk lejojnë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, Albini do të detyrohet ta zgjedh një kryetar tjetër, mbase Veton Surroin, apo Jusuf Buxhovin, të cilët e kanë përkrahur me tërë fuqinë, dijen e  propagandën e tyre  gjatë fushatave të zgjedhjeve, por kurrsesi  Murat Jasharin, sepse atë nuk e do shumica e votuesve të Vetëvendosjes, edhe pse kjo do të ishte zgjidhja më e mirë dhe më e urtë për  situatën, në të cilën po kalon vendi dhe politikanët shqiptarë përgjithësisht, të cilët luftën e tyre politike  kundër njërit tjetrit e kanë kthyer në luftë për t’ ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …