Përkujtohet dëshmori Nijazi Azemi-Komandant Mjekra në përvjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekra, janë bërë homazhe pranë varrit në tij në varrezat e dëshmorëve në Viti. Këtyre homazheve i ka prirë zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira me bashkëpunëtorë. Në këto homazhe gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar të tij nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë si dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve shtetërorë dhe të tjerë, të cilët e nderuan Komandant Mjekrën. Përndryshe Nijazi Azemi-Komandant, Mjekra ka rënë heroikisht me datën: 26.03.2001 si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB). Për nder të këtij dëshmori çdo vit në Komunën e Vitisë organizohet Manifestimi “Flakadani i Karadakut” i cili karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive por që këtë vit ishte reduktuar për shkak të gjendjes së pandemisë nga virusi Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …