Brickos

Përkujtohet jeta dhe vepra e dëshmorit Enver Topalli

Përkujtohet jeta dhe vepra e dëshmorit Enver Topalli

Në shenjë nderimi dhe mirënjohje për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të dëshmorit, Enver Topalli, sot te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj u bënë homazhe te varri i tij. Homazhe bëri kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku Topalli, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtar, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të luftës dhe qindra qytetarë liridashës. Duke folur për jetën dhe veprën liridashëse të dëshmorit, Enver Topalli, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi thanë se të gjithë duhet ta vlerësojmë jetën e dëshmorëve fal të cilëve ne sot jemi të lirë dhe të pavarur. Në përmbyllje të homazheve u vendosën kurora lulesh tek varri i Dëshmorit të Kombit,Enver Topalli i cili ra heroikisht në Masakrën e Burgut të Dubravës.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …