Përmes implementimit të projektit “Ambasadorët e Rinj” Komuna e Kaçanikut fillon bashkëpunimin me Organizatën për Iniciativë Qytetare- FIQ

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij, përfaqësues nga Organizata Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ), të prirë nga Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate Dajana Berisha. Kryetari Ilazi dhe Drejtoresha Berisha nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Kaçanikut dhe Forumit për Iniciativë Qytetare. Kryetari Ilazi falënderoi organizatën FIQ që ka përzgjedhur Kaçanikun për të implementuar projekte që janë kryesisht në të mirë të rinisë. Nga ana tjetër Drejtoresha Berisha e njoftoi kryetarin Ilazi lidhur me detajet e projektit ku do të ndahen katër grante të vogla për organizatat rinore për projekte për të mirën e komunitetit, të cilat do të financohen nga FIQ dhe Komuna e Kaçanikut. Drejtoresha Berisha njoftoi se gjatë muajit shtator pritet të filloj një projekt tre vjeçar, që do të jetë i fokusuar në inkuadrimin e të rinjve në ndërmarrësi si dhe në ndarjen e granteve të vogla. Kryetari Ilazi tha se nevoja për punësimin e të rinjve në Kaçanik mbetet një problem i madh, ndërsa tha se përmes formave të përkrahjes së të rinjve në ndërmarrësi do të ndihmohet në punësimin e të rinjve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …