Përparim Rama: Jemi në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës. Kështu ka deklaruar Rama me rastin e vizitës së shtëpisë-shkollë të familjes Hertica. Sa i përket shtëpisë – shkollë të Herticëve, Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka një projekt për parandalimin e shkatërrimit të saj. “Këtë monument me vlerë historike, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shpallur muze me emrin ‘Muzeu shtëpi-shkollë’. Pas shumë procedurave të tenderimit, projekti ideor është përzgjedhur tash, dhe është finalizuar nga Komuna e Prishtinës, tash jemi duke vazhduar procedurat të mëtejme të projektit të përzgjedhur në mënyrë që sa më parë ky objekt muze të fillojë punën dhe t’i mirëpres vizitorët… I kemi edhe si pjesë të buxhetit dhe të plan programit që këto duhet të fuqizohen që ta parandalojmë edhe shkatërrimit të tyre, sepse më shumë kohë që merr për funksionalizmin për muze teatër aq më keq. Pra ne duhet ta përshpejtojmë procedurën dhe me këtë jemi duke u marrë”, ka thënë Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …