Përplasje dhe ironi në Komision: Tahiri tallet me Qorrollin pas largimit të Gërvallës

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion u shoqërua edhe me momente tensioni dhe ironie, përtej diskutimeve mbi projektligjin për Byronë. Gjatë takimit, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u largua nga salla, moment që u pasua me reagime të menjëhershme. Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, u ngrit në këmbë, një veprim që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Menjëherë pas kësaj, reagoi Besnik Tahiri, i cili me tone ironike komentoi situatën, duke thënë: “Duhet me çu në këmbë, se mos me u çu në këmbë të vrasin atje”. Ky episod nxori në pah jo vetëm tensionet politike mes palëve, por edhe klimën e polarizuar që po shoqëron diskutimet për një nga projektligjet më të debatueshme në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha

Zafir Berisha: Për katërshen e UÇK-së në Hagë, jam gati të hyj sërish në luftë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve …