Kuvendi ka arritur që t’i miratojë vetëm 7 ligje gjatë sesionit pranveror, shqetësuese mbetet mungesa e deputetëve në seanca

Përplasje verbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës

Sapo ka filluar seanca e jashtëzakonshme, kanë filluar edhe ‘përplasjet’ mes dy blloqeve politike në Kuvendin e Kosovës. Pasi në rend dite është bërë përpjekje të futen edhe disa pika në rend dite që kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombëtare, këtë propozim e kanë kundërshtuar dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit janë dakorduar vetëm për 3 pika në rend dite. Ndërkohë hefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk e kupton sjelljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të votoj vetëm disa marrëveshje ndërkombëtare por jo edhe ato që i propozon pozita. Shefi i grupit të LVV-së, Glauk Konjufca tha se kjo sjellje e opozitës vije si pasoj e bllokimit që subjektet e koalicionit i kanë bërë seancës për çështjen e kufijve me Serbinë.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë votuar tri projektligje të rëndësishme që lidhen me marrëveshjet e Kosovës me Bashkimin Evropian. Me 96 vota për, 8 kundër dhe pa asnjë abstenim është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017. Derisa, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, ka kaluar me 96 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, është bërë me 97 vota për. Sot me kërkesë të 53 deputetëve të opozitës po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …