Thaçi dhe Haradinaj

Haradinaj ka thënë se bashkimi i Preshevës me Kosovën është përrallë sepse Serbia nuk e jep atë pa luftë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë sa e sa herë se  shkëmbimi ose ndarja e Kosovës çon në luftë. Thaçi  i tha Haradinajt “nëse do luftë nisja, por jo në studio televizive”. Këto deklarata presidenti Thaçi i bëri gjatë takimit që e pati sot me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.  Ai ka deklaruar se kërkesën për bashkimin  Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën e  kanë mbështetur krerët politik të kësaj treve të vendit tonë, duke shtuar se  po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do ta lejojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës sikurse janë. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka thënë se kufijtë janë bërë me luftë. Kryeministri, Ramush Haradinaj është cituar të ketë deklaruar  bashkimi i Preshevës me Kosovën është përrallë pasi Serbia, sipas tij, nuk e jep atë territor pa luftë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …