Personat e plagosur para luftës në demonstrata kundër regjimit serb kërkojnë që t’u njihet e drejta e tyre me anë të ligjit

Personat e plagosur para luftës në demonstrata kundër regjimit serb kërkojnë që t’u njihet e drejta e tyre me anë të ligjit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka diskutuar për statusin e personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. Me këtë rast, nga shoqatat e kësaj kategorie u kërkua që në një afat sa më të shpejt gjithë personave të plagosur që janë angazhuar në demonstratat e para luftës t’u njihet e drejta e tyre me anë të ligjit. Për të arritur këtë, u kërkua që të bëhet ose plotësim ndryshimi i ligjit për familje të dëshmorëve, ose të bëhet ligj i ri për statusin e tyre. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari u shpreh se kategoria e të plagosurve të para luftës nuk janë të mbuluar me ligj dhe sipas tij nëse ka vullnet politik për përfshirjen e kësaj kategorie duhet të bëhet plotësim ndryshim i ligjit. Nga shoqata e të plagosurve të paraluftës, Naim Zhitia i kërkoi të drejtat e tyre përmes ligjit. Naser Bajrami i plagosur i paraluftës gjithashtu kërkoi që kjo kategori të njihet me anë të ligjit që t’iu mundësohet një trajtim më të mirë. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se kjo iniciativë është e vonuar dhe për këtë shprehu mbështetjen e saj. Përkrahje për këtë kategori shprehën dhe deputetë të tjerë të komisionit parlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …