Përurohet objekti i ri i Çerdhes për Fëmijë “TULIPANËT” në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e arsimit, bashkëpunëtorët dhe në praninë e prindërve e fëmijëve, kanë bërë përurimin e objektit  të ri të Çerdhes për Fëmijë “TULIPANËT”. Kryetari Latifi me këtë rast tha se, jemi të gëzuar, ndonëse me vonesë, më në fund u përfundua ky objekt kaq i nevojshëm dhe i rëndësishëm për edukimin e fëmijëve, që nga mosha e hershme e deri në moshën 5 vjeçare. Objekti i ri i çerdhes ka kapacitetin për të pranuar deri në 150 fëmijë dhe është i standardeve të larta për t’i plotësuar të gjitha nevojat e edukimit të hershëm të fëmijëve. Falënderojmë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për realizimin e këtij projekti, i cili kap vlerën 459.724 €u. Urime çerdhja e re, të gjithë fëmijëve, prindërve dhe qytetarëve të komunës së Rahovecit! Të dashur fëmijë, e gëzofshi çerdhen e re! Ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …