Përurohet objekti i ri i sallës së edukatës fizike në ShFMU “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc

Në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit, është bërë përurimi i objektit të ri të sallës së edukatës fizike të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët”, financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjish si dhe Ministria e Administratës Publike. Në ceremoninë e përurimit të objektit të ri, i pranishëm ishte kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Mahir Yagcilar Ministër i Administratës Publike, zyrtar komunal, mësimdhënës, nxënës të ShFMU “4 Dëshmorët” dhe qytetarë të fshatit Ratkoc. “Ky projekt i ministrive është mjaft i rëndësishëm për këtë shkollë dhe nxënësit andaj shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për këtë investim dhe njëkohësisht zotohem se do të punojmë shumë që shkollat tona të përfitojnë nga projekte të ngjashme në mënyrë që nxënësit tanë të zhvillojnë sa më mirë aktivitetet e tyre dhe të shpalosin talentet që kanë”, është shprehur ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …