Kryetari Begaj priti një delegacion të ambasadës turke

Kryetari  i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur në një takim zyrtarët e lartë të ambasadës turke në Prishtinë, Atanur Caglayan dhe Nevzat Akin, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin mes komunave në Turqi dhe Komunës së Malishevës, me theks të veçantë në fushën e arsimit. Kryetari Begaj, pasi i ka falënderuar për vizitën, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me komunat nga Turqia, në të gjitha fushat e mundshme me interes të përbashkët, e po ashtu i ka njoftuar edhe me bashkëpunimin që ka Komuna e Malishevës, me Komunën e Orhangasit në Turqi.

Edhe zyrtarët e lartë të ambasadës turke kanë shprehur gatishmërinë e shtetit turk, për bashkëpunim mes komunave dhe qyteteve të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …