PËRUROHET OBJEKTI I RI I SHKOLLËS FILLORE “HERONJTË E DUKAGJINIT” NË GLLOGJAN

Në prag të festës së 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është bërë përurimi i objektit të ri të shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan. Në përurimin e kësaj shkolle ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ish kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Popovci, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të Bashkësisë Islame, familjarë të dëshmorëve e qytetarë të tjerë. Me investimet e bëra, objekti i ri ofron kushte shumë të mira për mësim, një ambient i ngrohtë dhe i përshtatshëm për nxënësit. Kryetari Ramosaj tha se, e dimë që edukimi është themel i çdo shoqërie, pa përjashtim, andaj edhe ne si komunë po mundohemi të krijojmë kushte sa më të mira për edukimin e brezave të rinj. Gëzimin për objektin e ri të shkollës më së miri e shprehën nxënësit e kësaj shkolle përmes një programi të shkurtër artistik. Një falënderim të veçantë për investimet e bëra kishte ish kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ish Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Mund të jetë një imazh i 17 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …