Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Përveç Lajçakut edhe çeku tjetër, Szunyog zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë

Edhe një zyrtar tjetër i Çekisë, shtet që nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, është instaluar në radhët e Bashkimi Evropian. Ky është Tomas Sunjog, i cili do të jetë pasardhës i Nataliya Apostolovës, si përfaqësues i posaçëm i BE-së në Prishtinë. Ai aktualisht është zëvendës i shefit të Përfaqësisë Çeke në BE dhe ambasador i këtij shteti në Komitetin për politikë dhe siguri në bllokun evropian. Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Prishtinë ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni.  Ky është çeku i dytë pas  Miroslav Lajçakut, që cilit BE-ja i ka dhënë postin e të parti të vet tani kur pritet të fillojnë bisedimet e Kosovës me Serbinë. Aktualisht BE-ja ka vendosur, dy zyrtarët e saj më të lartë në krye të dy posteve më të rëndësishme, pikërisht në kohën kur pritet të rifillojnë bisedimet me Serbinë.  Nga radhët e tyre që nuk  e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është edhe shefi i BE-së, spanjolli Borell. Tani kemi  tre zyrtarë të lartë të  BE-së, të cilët Serbia i pranon me mirëseardhje, por i refuzon verbalisht shumica, në Kosovë, e cila edhe kësaj radhe do të lëshojë pe në bisedimet e Brukselit me Serbinë, ashtu sikur ka bërë që nga viti 2013.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …