Peter Stano

Peter Stano: BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Bashkimi Evropian është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai duke folur  për Radion Evropa e Lirë  saktësoi se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje.  “Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive. Më 2 shkurt, ai ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …