Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Për: Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në veçanti dhe Drejtësisë Ndërkombëtare në përgjithësi…..

Pse për popullin tim….?

S’ka pasur dhe s’po ka drejtësi?

Unë personalisht jam i detyruar dhe e ndjej obligim moral, t’ju shkruaj përsëri dhe t’ju lus për drejtësi!

Populli im, asnjëher nuk bëri masakra, nuk bëri gjenocid dhe nuk bëri, spastrim etnik.

Familja Mitike Shqiptare dhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, ishin themelues të UÇK-ës, andaj ju lutem shumë!

UÇK-ës, nuk ishte, nuk është Ndërrmarrje e përbashkët kriminale dhe populli shqiptar, kurrë s’do e pranoj një konkludim të tillë, kurrën e kurrës.

Gjenocidi, ndaj popullatës civile shqiptare, sulmet e njëpasnjëshme kundër simbolit Kombëtar shqiptar – UÇK-ës dhe Republikës së Kosovës, janë shkaktuar vetëm nga regjimet serbe dhe ç’doher pa ndaluar shekuj me radhë.

Gjenocidi serb ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës është shekullor, i pandërprerë, i organizuar, orkestruar dhe i drejtuar, nga strukturat më të larta shtetërore serbe dhe jugosllave. “Gjenocidi është mohim, i të drejtës për ekzistencë njerëzore, sikurse vrasjet që janë mohim i të drejtës për jetë të qenieve njerëzore individuale”

Është e tmerrshme analogjia e krimeve të përsëritura sa e sa herë, qoftë në shekullin XIX, qoftë në fillim të shekullit XX, e në mes shekullit e në fundshekullin XX.

Për mua është shumë me rëndësi të theksohet dhe e vërteta të zbulohet!

Kush ka kryer krime, kush ka bërë masakra dhe kush ka bërë spastrim etnik?

Është me rëndësi të theksohet ç’doher, se format dhe metodat e kryerjes së krimeve dhe akteve të gjenocidit nga forcat pushtuese të Serbisë anekënd Kosovës kanë qenë ç’doher identike, kanë qenë të ndryshme vetëm numri i viktimave të shumta……!

UÇK-ës dhe arrestimet e çlirimtarëve!

Pse, duhet çlirimtarët të arrestohen?

Pse, çlirimtarët para drejtësisë?

Pse, familjarët e viktimave të arrestohen dhe në gjykatë të dërgohen?…..

Ju udhëheqës, gjykatës, prokuror të Gjykatës Speciale, nëse deri tani se keni kuptuar, se viktimën jeni duke gjykuar, jeni vonuar dhe keni humbur, asgjë s’keni fituar…..

Kriminelët me viktimat doni t’i barazoni!

Po gaboni, çlirimtarët e Lirisë, nuk kanë vrarë gra e fëmijë, gra nuk kanë dhunuar dhe asnjë serb nuk e kanë masakruar!

Regjimi, kriminel, barbar, shovinist, gjenocidial i kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq, ka kryer masakra dhe ka bërë, spatrim etnik në Kosovë.

Vrasjet e shumta dhe të kidnapuarit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga Ushtria, policia dhe paramilitarët serb, ndaj civilëve të pa armatosur shqiptar i ka parë e gjithë bota mbarë….!

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Mbi 10.000 gra të dhunuara dhe gjatë luftës, janë kidnapuar rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara!….

Pse u dashka, çlirimtarë të gjykohen?

Pse, kanë mbrojtur pragun e shtëpisë, pse kanë derdhur gjak dhe kanë humbur gjymtyrët e tyre për Liri?…

Pse, viktimën me agresorin kriminel serb ta barazoni?!

Pse me prokuror serb, duke bashkpunuar dhe viktimat shqiptar prapë bashkë duhet akuzuar?

Ç’farë po synoni, familjarët e viktimave të vrarë t’i gjykoni?!….

Për të gjithë ju, gjykatës dhe prokuror që UÇK-ës e quani Ndërrmarrje e përbashkët kriminale…..

Ju, duhet ta kuptoni njëher e përgjithmonë.

Shqiptarët, s’kanë shkuar Serbinë për ta sulmuar!

Shqiptarët, tokë të huaj s’kanë uzurpuar!

Shqiptarët, fëmijë s’kanë masakruar!

Ne shqiptarët Lirinë e kemi fituar me gjak.

 

Kontrolloni gjithashtu

Selami Hoti: Sot, në këto ditë historike për kombin tonë, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë/a të rënët/at nga mbarë shqiptaria

Me shkas… URIME DITA E LIDHJES SË PRIZRENIT 10 Qershor, 1878 -10 Qershor 2025, 146 …