Petritsch alarmon për Kosovën: Kriza politike po e shkatërron besimin ndërkombëtar ndaj shtetit

Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka dhënë një paralajmërim të fortë për gjendjen politike në Kosovë, duke thënë se zgjedhjet e njëpasnjëshme dhe mungesa e stabilitetit institucional kanë shkaktuar humbje dramatike të besimit ndaj shtetit të Kosovës. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Petritsch ka deklaruar se situata aktuale politike po dëmton seriozisht imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe po u jep argument shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë. “Çfarë të njohim, qe një vit e gjysmë s’ka qeveri stabile. S’mund të zgjedhin president. Bëhet fjalë për një humbje dramatike të besimit se Kosova po përpiqet të jetë shtet serioz”, ka thënë ai. Sipas ish-emisarit ndërkombëtar, qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësi konkrete nga forcat politike që udhëheqin institucionet, duke nënvizuar se Kosovës i duhet funksionalitet institucional dhe stabilitet politik. “Qytetarët duhet t’i thonë partisë dominuese dhe liderit të saj se është koha të veproni, të bëni diçka”, është shprehur Petritsch. Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh politike dhe përplasjesh të vazhdueshme ndërmjet pozitës dhe opozitës, ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare më 7 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …