Njësitë Speciale stërviten për kontrollin e turmave, Policia demonstron gatishmëri operative në Vrellë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur trajnimi profesional “Ballafaqimi me turma”, ku kanë marrë pjesë 65 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri të Lartë (NJRSH) nga rajone të ndryshme të Kosovës. Trajnimi është zhvilluar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësive Speciale Operative (DNJSO) dhe është fokusuar në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operative për menaxhimin e situatave me turma, ruajtjen e rendit publik dhe reagimin në raste të ndjeshme të sigurisë. Aktivitetet praktike janë realizuar në Kampin “Vrella” dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri”, ku është simuluar edhe një skenar operativ për kontrollin e turmave dhe stabilizimin e situatave të sigurisë. Në prezantimin përmbyllës morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, si dhe eprorë të tjerë të lartë policorë. Me këtë rast, Hoxha përgëzoi pjesëmarrësit dhe instruktorët për nivelin e treguar të profesionalizmit, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së njësive të specializuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të zyrtarëve policorë dhe forcimin e kapaciteteve operative në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …