Petritsch: Nuk do të ketë rezultat në dialogun mes Kosovës e Serbisë, në vitin 2024, për shkak të zgjedhjeve, në Amerikë dhe në BE

Diplomati austriak, Wolfgang Petriç,  është cituar të ketë deklaruar se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për një zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Petriç ka thënë se nuk pret rezultat substancial. Në këtë drejtim, diplomati austriak shpreson që administrata e kryetarit amerikan, Joe Biden, të vazhdojë udhëheqjen sepse beson që ekipi i tij është i angazhuar për zgjidhje të drejtë. Petriç ka thënë se incidenti i këtij viti në Banjskë të Kosovës duhet të shërbejë si mësim për rritje të vigjilencës në fushën e sigurisë, e cila do të ketë prioritet në vitin që vjen. Ai ka bërë thirrje për përparim në procesin e dialogut, me arsyetimin se çdo zvarritje e procesit rrezikon përkeqësim të situatës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …