Në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Juglindore, që po zhvillohet sot në Beograd, ka ndodhur një përplasje ndërmjet zëvendësministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Petro Koçi, dhe sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jociq. Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shnëdrrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur. Në fjalën e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, duke deklaruar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Kontrolloni gjithashtu
Demokracia në Veprim fakton se gjysma e parë e fushatës është karakterizuar me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me …