Philip Kossnet me bashkëshorten e tij, Alison ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për festat e fund-vitit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet, në prag të festive të fund-vitit bashkë me bashkëshorten e tij Alison ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës. “Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovë. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”, ka thënë diplomati amerikan. Urime për vitin e ri populli i Kosovës ka pranuar edhe nga kryetari  i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si dhe kancelarja Angela Merkel.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …