leoni

David Phillips

Phillips: Ka zëra që Thaçi e Vuçiq po planifikojnë ta publikojnë marrëveshjen për shkëmbimin e territorit

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia në New York, David Phillips, ka tërhequr vërejtjen se ka zëra se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq janë takuar prapa dyerve të mbyllura për të diskutuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në artikullin e analistit amerikan, David Phillips më tutje thuhet se ka zëra që Thaçi dhe Vuçiq janë duke planifikuar të bëjnë publike marrëveshjen për shkëmbimin e territorit, pak para takimit të tyre të ardhshëm, e cili do të mbahet në Paris, më 1 korrik. Duke iu referuar një bashkëbiseduesi të paidentifikuar nga Kosova, Philips thekson se “kushtet e marrëveshjes, janë: që Serbia të pajtohet me njohjen e Kosovës; Kosova të heq dorë nga Mitrovica veriore dhe tri komunat e tjera në veri; Kosova do të marrë midis katër deri në shtatë fshatra në luginën e Preshevës – këto fshatra mund të mos përbëjnë një territor unik; Liqeni i Ujmanit, thelbësor për furnizim me ujë dhe energji elektrike të Kosovës do të jetë një territor nën protektoratin ndërkombëtar nga një organizatë, si është për shembull NATO; Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet edhe në pjesë të tjera të Kosovës ku jetojnë serbët dhe do të jetë përgjegjëse për zhvillimin urban dhe rural; Statusi i minierës së Trepçës mbetet i paqartë, ka shkruar në mes tjerash analisti David Phillips.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …