Pjesëmarrësit në samitin e Bërdo-Brionit, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e ndërpresin komunikimin

Pjesëmarrësit në samitin e Bërdo-Brionit, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e ndërpresin komunikimin

Në samitin e Bërdo-Brionit, të mbajtur në Shkup, më 11 shtator, Kosovës dhe Serbisë  u është bërë thirrje që të mos ndërpresin komunikimin, përderisa samiti është fokusuar në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Kryetari  i Kroacisë, Zoran Millanoviq është pyetur nëse është më e rëndësishme zgjidhja e çështjeve të hapura për shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian apo plotësimi i kritereve për anëtarësim. Ai ka thënë se të dyja janë të rëndësishme. Ekzistojnë çështje të hapura, veçanërisht mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën. Këto janë dy procese që zhvillohen paralelisht dhe në të njëjtën kohë dhe dua të ritheksoj se mendoj që bisedimet kanë vlerë dhe më e keqja ndodh kur ndërpriten linjat telefonike, ajo është vdekje, vdekje për dialogun, për komunikimin për mirëkuptimin e ndërsjellë, por edhe për keqkuptimin, kur ndodh diçka e tillë. Një nga momentet më të rëndësishme në kohën e fundit ka të bëjë me identitetin dhe vetë respektin e vendeve të këtij rajoni, kjo është kur Ukraina mori statusin e kandidatit para Bosnje e Hercegovinës, kjo ishte e pashpjegueshme, por ja që ndodhi”, ka thënë Millanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …