Pjesëtarët e xhandarmerisë serbe janë parë dhe filmuar nga banorët e Karaçevës duke lëvizur në brendësi të fshatit

Pjesëtarët e xhandarmerisë serbe janë parë dhe filmuar nga banorët e Karaçevës duke lëvizur në brendësi të fshatit

Banorët e fshatit Karaçevë të Dardanës, janë shprehur tejet të brengosur, për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar. Madje ata theksojnë se ngjarja është filmuar një kilometër në brendësi të territorit të Kosovës, më saktësisht në parkingun e restorantit “Oxygen”, ku pronari i lokalit Adhurim Krasniqi, ka publikuar pamjet e këtij momenti.  Sipas Krasniqit, xhandarmeria serbe që u kap nga kamerat e sigurisë të lokalit të tij, kishte tendencë destabilizimi duke kaluar pranë pronës së tij, duke i bërë thirrje institucioneve të marrin masa.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …