Po punohet edhe jashtë orarit të  punës për ti ndihmuar bujqit malishevas

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, është duke punuar edhe jashtë orarit të punës, me qëllim që bujqit të mund të aplikojnë për subvencione, që jep Ministria e Bujqësisë. Për këtë qëllim, me kërkesë të drejtorit të drejtorisë, Sylë Dukolli dhe me miratim të kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, stafi i kësaj drejtorie, po punon edhe jashtë orarit të punës dhe të shtunave, për ti ofruar shërbime të gjithë bujqve që duan të aplikojnë. “Detyrë dhe qëllim i yni është që sa më shumë të mbështesim dhe t’iu ofrojmë shërbime bujqve të komunës sonë, në mënyrë që të kenë mundësi të aplikojnë për subvencione. Ne jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve prandaj, edhe stafi i drejtorisë, do të punojë gjashtë orarit dhe të shtunave, vetëm e vetëm që t’iu ofrojmë sa më shumë shërbime bujqve”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli. Drejtoria për Bujqësi, me qëllim të ofrimit të shërbimeve për bujqit, gjatë periudhës sa zgjatë aplikimi për subvencione nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, do të punoj nga ora 08:00 -18:00, çdo ditë pune si dhe të shtunave. Deri më tani shërbime kanë marrë rreth 750 bujq, ndërsa numri pritet të jetë shumë më i madh këtë vit. Drejtori Dukolli, i falënderon të gjithë stafin e drejtorisë për përkushtimin në punë, si dhe të gjithë bujqit për mirëkuptimin e treguar gjatë tërë procesit të aplikimit.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …