leoni

Po vazhdojnë investimit drejt rregullimit të rrugëve në Bjeshkët e Komunës së Deçanit

Banorët e fshatit Isniq, të cilët gjatë sezonit veror por edhe dimëror qëndrojnë me familjet e tyre në bjeshkën e Pleqës, do ta kenë më lehtë qarkullimin për vajtje ardhje në këtë bjeshkë, kjo me vet faktin se kanë nisur punime për rregullimin e kësaj rrugë. Për banorët të cilët frekuentojnë këtë rrugë ky investim është i mirëseardhur sepse rrit Zhvillimin Ekonomik dhe ruan vlerat e Trashëgimisë Kulturore duke e rikthyer në vendbanim të përhershëm Pleqen, si dhe mundëson që edhe ata të cilët dëshirojnë të vizitojnë këtë bjeshkë të kenë qasje më të lehtë. Këto punime të cilat kanë nisur do të bëjnë zgjerimin dhe rikonstruimin e kësaj rruge ku në të ardhmen me sigurimin e buxhetit, kjo rrugë në gjatësi mbi 7 kilometra pa degëzime edhe do të asfaltohet. Gjithnjë sipas Kryetarit Ramosaj, presim që të rrisim bashkëpunimin më KEDS-in ku dhe do të krijomë mundësinë e elektrifikimit të kësaj bjeshke dhe bjeshkëve tjera të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …