Po vazhdojnë  punimet në realizimin e projekteve të shumta në Viti

Punimet në disa pjesë të qytetit të Vitisë, po vazhdojnë edhe më tej. Ndërkohë që kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar disa prej këtyre projekteve. Ai bëri me dije se me një dinamikë të punimeve është duke u realizuar projekti përgjatë lumit “Morava e Binçës”, përkatësisht nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit. Po ashtu ai pa nga afër punimet tek objekti i ri i gjykatës, objekti i ri i Zjarrfikësve, në hapësirën para shkollave të mesme, rregullimi i hapësirave gjelbëruese tek sheshi “Rashit Mustafa- Komandant Karadaku”, renovimi i QKMF-së së qytetit. Kryetari Haliti tha me këtë rast se, vazhdon të jetë i përkushtuar që me realizimin e këtyre projekteve të ofroj një qasje me të mirë të qytetarëve sa i përket qarkullimit, si të këmbësorëve po ashtu edhe të automjeteve.

May be an image of 6 people, lighting and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …