Po vazhdon dezinfektimi në të gjitha shkollat e komunës së Skenderajt

Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Komuna e Skenderajt kanë nisur dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore. Dezinfektimi është bërë në çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme të komunës. Në kuadër të zbatimit të masave parandaluese në funksion të mbrojtjes nga korona virusi, Komuna e Skenderajt ditë më parë ka bërë edhe dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të banesave të qytetit, rrugëve kryesore, objekteve shëndetësore, të sigurisë etj. Ky aksion do të vazhdojë deri sa të përfundojë dezinfektimi në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i Dytë Publik me qytetarët e komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mbajtur të martën takimin e dytë …