Sot u mbajt takimi i parë publik për këtë vit me qytetarët e Komunës së Deçanit. Takimin e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj.
Gjatë takimit, kryetari Ramosaj prezantoi punën dhe projektet e realizuara nga Komuna e Deçanit, si dhe foli për projektet që janë në realizim dhe ato të planifikuara për periudhën në vijim. Po ashtu, ai iu përgjigj pyetjeve, kërkesave dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, duke zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv.
Takimi u zhvillua në frymën e transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me qytetarët, me qëllim informimin e tyre dhe adresimin e çështjeve me interes për komunën.
Falënderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë dhe kontribuuan me pyetjet, sugjerimet dhe mendimet e tyre. Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar për të vazhduar dialogun e hapur me qytetarët dhe për të punuar çdo ditë në shërbim të tyre.