Polica e Kosovës nuk është duke lejuar askënd që të kalojë barrikadën e vendosur në Urën e Liqenit të Ujmanit

Policia e Kosovës nuk është duke lejuar askënd që të kalojë barrikadën e vendosur në Urën e Liqenit të Ujmanit

Policia sot nuk është duke lejuar askënd që të kalojë barrikadën e vendosur në urën e liqenit të Ujmanit, urë kjo që lidh rrugën e cila çon për në Bërnjakë. Polica nuk ka dhënë ndonjë detaj se pse nuk lejohet kalimi në atë pjesë, veçse ka theksuar se s’mund të ketë afrim asnjë metër përtej kamionëve. Edhe ndërrimi i policëve ka ndodhur me pak vonesë për shkak të barrikadave. Sot serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës, katër ditë pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …