Policët e Malishevës, dhurues të rregullt të gjakut

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të stacionit në Malishevës, po e vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut, për nevojat e spitaleve në vendin tonë. Edhe sot, zyrtarët policor, por edhe qytetarë të tjerë, i janë përgjigjur aksionit për dhënien vullnetare të gjakut, aksion i cili është duke u mbajtur në ambientet e stacionit policor, nga ana e Entit të Transfuzionit të Gjakut. Në fillimin e këtij aksioni, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka përgëzuar edhe profesionistët shëndetësorë të Entit të Transfuzionit të Gjakut, por edhe zyrtarët policor në Malishevë, për gatishmërinë e tyre dhe gjestin human që po e bëjnë, pasi një dozë e gjakut, mund të shpëtoj një jetë njeriu. I pari që e filloi aksionin e dhënies vullnetare të gjakut, ishte komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, e më pas edhe zyrtarët tjerë policor dhe qytetarë të cilët ishin të njoftuar për aksionin.

Ky aksion i dhurimi vullnetar të gjakut, do të vazhdoj edhe gjatë orëve të pasdites.

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …