U suspendua nga puna, Amir Hoxha, pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua për mospagesën e shujtave për policët

Polici i suspenduar Amir Hoxha, është kërcënuar me jetë, nga persona ende të pa identifikuar

Përveç jetës së tij, Amirit i kanë kërcënuar edhe familjen, duke përfshirë edhe djalin e vogël. Burime brenda Policisë  kanë bërë të ditur se  kërcënimi u bë përmes një mesazhi në telefonin e policit, Amir Hoxha. Ai ka refuzuar të deklarohet, duke thënë se për këtë çështje janë njoftuar organet kompetente.  Kohë më parë  Amir Hoxha u suspendua pasi  ku ankohej për mosdhënien e shujtave për policë ndërkohë që kritikonte luksin e deputetëve me shfrytëzimin ditor dhe për përfitime personale me  naftë, për veturat e tyre të shtrenjta.  Lidhur me suspendimin,  e Amir Hoxhës pa asnjë shkas, vetëm sepse është shprehur lirshëm, si qytetar dhe  polic,  kanë reaguar shoqëria civile, gazetarë dhe opinionistë, të cilët e kanë konsideruar si shkelje e të drejtave.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …