Edhe Maria Bamieh, ish-prokurore kërkon që të raportojë për lidhur me skandalet e EULEX-it në Kosovë

Policia e EULEX-it në Kosovë, ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar rritjen e pranisë më të madhe në zonën e Urës së Bistricës, në veri

Policia e EULEX-it në Kosovë, ka bërë të ditur se  është duke shqyrtuar rritjen e pranisë më të madhe të patrullave në zonën e urës së Bistricës në veri, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Ata konsiderojnë se situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë dhe sipas tyre i gjithë tensioni është rritur pas largimit të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës. Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë, pasi vakumi i sigurisë dhe sundimit të ligjit të krijuar pas dorëheqjes së policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës po vazhdon. Në dritën e incidentit të fundit, ne jemi duke shqyrtuar mundësinë e rritjes së frekuencës së patrullave tona të zbulimit rreth zonës afër urës së Bistricës, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thonë zyrtarë nga EULEX-i.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Kryeministri Kurti takon Memli Krasniqin për të diskutuar lidhur me agjendën legjislative e zgjedhjet e reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për …