Policisa

Policia e Kosovës ju bën thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe pa shkaktuar probleme

Policia e Kosovës ju ka bërë thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos shkaktojnë probleme. Përmes planit operacional Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato” thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …