Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Besianës nga Vetëvendosja, Shpejtim Bulliqi

Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Besianës nga Vetëvendosja, Shpejtim Bulliqi

Policia e Kosovës njofton se Kallëzimi penal kundër kryetarit të Besianës, nga radhët e Vetëvendosjes, është ngritur për shkak të një incidenti që kishte ndodhur më 9 shkurt 2021 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Besianë, ku sipas disa videove të publikuara, Bulliqi shihet të jetë kacafytur me pacientin,  Ramadan Zymeri. “Ju njoftojmë se Policia për këtë incident ka iniciuar rastin, Lëndim i lehtë trupor dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit, ka kryer veprimet hetimore. Rasti është proceduar në Prokurori me datën 24.2.2021 me kallëzim penal, për çdo informatë shtese ju lusim t’i drejtoheni Prokurorisë Themelore në Prishtinë.” – thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës. Më 9 shkurt 2021, qytetari Ramadan Zymeri e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës, Shpejtim Bulliqin. Ai  ishte sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga Bulliqi në shtëpinë e shëndetit në Podujevë. Gjatë fushatës zgjedhore, Bulliqi,  kishte thënë se janë disa njerëz  ndaj të cilëve duhet përdorur edhe bishti i sakicës, duke aluduar në votuesit e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …