Banorët e larguar nga banesat në lagjen Dardania

Policia e Kosovës largoi edhe gjashtë familje nga banesat në lagjen “Dardania”

Policia e Kosovës ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për largimin e gjashtë familjeve nga banesat në lagjen “Dardania”, që janë ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta, në kohën e regjimit të Milosheviqit dhe që jo zyrtarisht thuhet se në to do të vendosen kolonët serbë.  Në këto banesa janë strehuar rreth 130 familje shqiptare, të cilave policët dhe ushtarët serbë u kanë djegur shtëpitë gjatë luftës në vitet  1998-1999. Lidhur me këto veprime banorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke i krahasuar veprimet e Policisë së Kosovës me ato të policisë serbe gjatë regjimit të Sllobodan Millsoheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Arsimit i publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë kalueshmëria e të cilit është 57.1 përqind

Rreth 4,967 nxënës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës më 29 gusht

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se 4,967 kandidatë janë aprovuar për t’iu nënshtruar …