Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka sqaruar veprimet e sotme që ka ndërmarrë në Kuvend

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka sqaruar veprimet policore te Kuvendi i Republikës së Kosovës në Kuvend, pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit të larguar nga seanca nëntë deputetë të opozitës, për shkak të sjelljeve të tyre në kundërshtim me Rregulloren e punës së Kuvendit. Në njoftim thuhet se sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës për suspendim të disa deputetëve të opozitës, pasi që disa prej tyre kanë hedhur mjete të dyshuara, si gaz lotsjellës brenda hapësirës së kuvendit dhe aty ku mbahej seanca, është kërkuar nga zyrtarët e sigurimit në kuvend të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për të mundësuar zhvillimin normal të seancës, pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme te seancës.  Me gjithë përpjekjet e sigurimit të Kuvendit për realizimin e urdhrit të Kryesisë së Kuvendit të RKS-së, për largim të deputetëve të caktuar, të njëjtit kanë kundërshtuar duke detyruar sigurimin të veprojë konform procedurave të Kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …