Brickos

vetevendosje

Policia e Kosovës vazhdon arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ndaloi sot edhe dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Kastriot Gërbeshin dhe Januz Shatrin, të cilët më pas i arrestoi pa asnjë arsyetim, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Këta dy aktivistë i shtohen 21 aktivistëve të tjerë, të cilët aktualisht janë nëpër masa të ndryshme policore, nga të cilët 13 janë nëpër burgje. Kjo është një fushatë persekutimesh politike që të kujton kohën e regjimit jugosllav. Opozitarët, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje, po trajtohen si cak i abuzimit policor. Arsyeja pse po ndodh kjo është për shkak të dëshirës të pangopur të Hashim Thaçit për t’u bërë kryetar  dhe për shkak të mospranimit të zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhje për ngërçin politik, që e ka prodhuar veprimtaria antikushtetuese e Qeverisë Mustafa-Thaçi. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe ndaljen e kësaj fushate të përndjekjes për arsye politike, thuhet në fund të protestës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …