Zjarrëvenësit e Shqipërisë

Policia e Shtetit jep shifrat zyrtare te personave të arrestuar pas protestës së dhunshme të opozitës dje

Në protestën e dhunshme të opozitës, që u mbajt ditë më parë, në Tiranë 84 protestues janë proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore. 50 ndër ta, të arrestuar. Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë protestuar dhunshëm, në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë dhe përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë. Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pa marrë leje në organet kompetente. Pjesëmarrësit në protesta kanë goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov  i kanë goditur edhe punonjësit e Policisë. Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …