Kryeministri, Edi Rama

Policia nuk mund të ndalojë të çmendurit me makinë apo dy fqinj që bëjnë sherr në orën një të natës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ndihet i shqetësuar për çështjen e sigurisë në vend pavarësisht ngjarjeve të rënda pasi sipas tij trendi i kriminalitetit dhe aksidenteve ne vend është në kufij brenda ‘normales’. Duke folur për ngjarjet e fundit si ajo e Velipojës dhe aksidentet, ai tha se policia nuk mund të ndalojë të çmendur me makinë apo dy fqinj që bëjnë sherr në orën një  të natës. Ai gjithashtu veçoi gjykatësit që nuk e kanë kaluar ende vettingun, si një ndër arsye pse këta individë nuk ndëshkohen. Ngjarjet janë tronditëse pa dyshim, por për turistet mos kini merak ,atmosfera se turistet mund te vriten rrugëve është në ekran jo realitet, ata do vijnë në raport me dëshirën e tyre, se ata s’vijnë nga hëna po nga vende ku ka dhe atje ngjarje të vështira, pak ngjarje të tilla nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo pasigurisë ne vend. S’mund ti ekzagjerojmë gjërat kështu, se di si policia mund të shmangë një aksident të një individi të çmendur në rrugë, apo të jetë në një të natës kur dy fqinj bëjnë sherr.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …