Policia, plan operativ për parandalimin e incidenteve të mundshme në natën e Vitit të Ri

Policia e Kosovës ka hartuar plan operativ për të parandaluar incidentet e mundshme në natën e ndërrimit të viteve. Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. Në kuadër të këtij plani është edhe ngritja e vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive, në mënyrë që të ofrohet siguri për të gjithë qytetarët dhe të parandalohet ç’do incident i mundshëm. Policia kërkon nga të gjithë qytetarët që gjatë manifestimit të mos përdorin mjete të kundërligjshme siç janë armët e zjarrit, të shtoj vëmendjen në komunikacion dhe të rritet bashkëpunimi me pjesëtarët e policisë që festat e ndërrimit të viteve të kalojnë sa më mirë. Në rast nevoje, policia mund të thërret në këta numra: tel. celular 192, tel. fiks 92 dhe 038 550 999.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …