POPULLI SHQIPTAR NUK DUHET TË LEJOJË TË MANIPULOHET NGA GARA E SËMURË PËR PUSHTET E PARTIVE POLITIKE KOLABORACIONISTE NË LUGINËN E VARDARIT

 


Ata që nxitin këtë “luftë për pushtet” duke përdorur pushkën kundër njërit tjetrit , veprojnë sipas skenarit të implikuar në shërbimet e fshehta serbo-sllavomaqedonase!

Mona Agrigoroaiei

Minimumi i një demokracie përfaqësuese është organizimi i zgjedhjeve të lira, korrekte, koherente, me një fushatë elektorale normale dhe civilizuese. Në IRJM-në artificiale, kjo nuk ndodhë. Atje zhvillohet “lufta për pushtet” e partive kolaboracioniste – që bëhet tamam “luftë” për “protagonistët kryesorë” të këtij cirku antishqiptar – BDI, PDSH e të tjerët-, kurse ata për popullin shqiptar as që lodhen.
Duhet të theksojmë se asnjëra nuk është më e mirë se tjera në aspektin kombëtar. BDI-ja ka sistematizuar brenda vetëm ish-udbashë dhe është një parti që udhëhiqet sipas parimeve të “bashkim-vëllazërimit” “multietnik”. Kurse PDSH-ja, me gjithë retorikën demagogjike që e ka, udhëhiqet sipas të njëjtave koncepte, nga momenti që, gjatë kohës kur ka qenë në opozitë ka mbajtur koalicionin me VMRO-DPMNE e tani mendon se sërish do të “ndajë Maqedoninë”, me ndarjen e karrigeve në pushtet me sllavomaqedonasit.
Jo zotërinj! Maqedonia nuk ndahet duke zënë fotele të buta në strukturat e këtij shteti artificial dhe kolonial, por duke e sabotuar sistematikisht, duke e shkatërruar, duke marrë guximin të bojkotohen të gjitha aktivitetet e saj.
Kontinuiteti i shtetit sllavomaqedonas, bëhet vetëm me bashkëngjitjen e partive politike kolaboracioniste shqiptare në “koalicionet” me maqedonët. Sllogani “pas 20 vjetësh do të marrim krejt Maqedoninë” është shkurtpamësi, nga momenti që shqipfolësit që thirren për “durim” janë bashkëpunëtorët e sllavomaqedonasve, po zbatojnë urdhrat e tyre dhe vetëm kanë frikë të mos i humbin karriget.
Në këtë pasqyrë, marrja pjesë në zgjedhje të partive politike shqipfolëse, po përforcon shtetin sllavomaqedonas, kurse niveli i arritur në garën për realizimin e këtij qëllimi, po tregon për shkallën e degjenerimit dhe të devijimit të atyre që kanë nxitur, projektuar dhe realizuar në praktikë këtë skenar të shërbimeve të fshehta serbo-sllavo-maqedonase dhe të kolaboracionistëve të tyre shqipfolës. Në këtë kontekst, shkurt e shqip, po veprojnë sipas politikës armiqësore të sllavomaqedonasve, në mënyrë të dyfishtë.
Ana e dytë e monedhës së turpit është përçarja e vëllavrasja që e krijojnë, e që përmes përcaktimit janë aktivitete antikombëtare të stilit më të ndyrë. Gjithmonë ata janë të ndërsyer nga kolonizatorët e pushtuesit serbosllavomaqedonas, që synojnë që shqiptarët të vriten mes veti, të merren njërin me tjetrin, kurse ata të kënaqen e të gëzohen, që shqiptarët nuk po merren me çështjen e kolonizimit dhe të copëtimit të trojeve shqiptare. Për këtë arsye, nxisin kolaboracionistët e tyre të “luftojnë” për të dalë në pushtet, sepse gjithmonë gjuha e zgjedhjeve dhe e partive politike është vrasëse e rezistencës dhe revolucionit antikolonial në trojet shqiptare, është minuese e realizimit të themeleve të lirisë se plotë që janë vetëm në ribashkimin e plotë të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
Por, populli shqiptar nuk duhet të lejojë të manipulohet në këtë lojë të ndyrë antishqiptare, duhet të mbetet vigjilent para këtyre provokimeve që po iu bëhen nga argatët e kolonizatorëve.
Zgjedhjet duhen bojkotuar. Bashkimi në mendim e qëndrim e mbarë popullit është i nevojshëm më shumë se kurrë përballë këtyre inskenimeve, për të çuar përpara rrugën për liri dhe njësim të Shqipërisë Kurse ju, pushtetarë pa pushtet të partive politike shqipfolëse, që për gjakun e dëshmorëve, për nënat e motrat, bijtë e bijat tona shqiptare që gjatë kohës u masakruan nga sllavomaqedonasit, as që mendoni, duhet të dini se ky popull bëhet dita ditës më të fuqishëm, më të kthjelluar në rrugën që e ka të ardhmen e tij dhe ju shikon turpet dhe mjerimet, jashtë faktit se kultura juaj politike e nëntokës, është “aktore” në skenën e kolaboracionizmit shqipfolës. Ju jeni mjeranë politikë të pandreqshëm, nuk dini farë zakonet më elementare të demokracisë, po nënçmoni popullin, injoroni problemet e tij të rënda dhe, më shumë jeni bërë çerdhe spiunësh që po lehtësojnë vrasjen e atdhetarëve më shumë se sa vet në kohën e luftës.
Është koha o sot, o kurrë që populli shqiptar në shtetin e krijuar artificialisht, të jetë i bashkuar e të mos bjerë pre e atyre që luftojnë për karriget e interesat e veta personale pra, të kërkojnë nga partitë politike që të jenë te pjekura e të mos fillojnë vëllavrasjen që nuk është në natyrën e popullit shqiptar. Se gjendja e popullit, duhet te jetë ashtu siç e meriton, se gjaku që është derdhur, është derdhur për lirinë e tij të plotë, e jo për interesat e ngushta të bosëve partiakë.
Rumani, 29 Qershor 2006

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …