Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar Heroit Xheladin Gashi – Plaku

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar Heroit Xheladin Gashi – Plaku

Sot në rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeneral Xheladin Gashit, i njohur si Plaku, posta e Kosovës, do të lëshojë në qarkullim postar dhe do të promovojë pullën postare kushtuar këtij heroi të kombit. Gjeneral Plaku gjithë jetën e tij ia kushtoi atdheut, duke qenë veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare. Ka kontribuar për shumë vite si mësimdhënës në shkollën e Bushatit (ish Komoranit) e cila sot me shumë nder e krenari e mban emrin e tij. Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi. Vdekja atë e gjeti në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Më pas kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin Zgjedhor të OVL-UÇK-së janë ftuar; Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Dardan Molliqaj, Shqipe Selimi e Nuredin Ibishi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban Kuvendit e V-të …