PREDA Plus dhe ASB, nënshkruan marrëveshje me komunën e Malishevës për rregullimin e parkut të qytetit

Në Malishevë, është nënshkruar kontrata në mes të Komunës së Malishevës, PREDA Plus dhe ASB, dhe shoqatës “Fatjona”, për financimin e përbashkët të projektit për rregullimin e parkut të qytetit në Malishevë. Ky projekt financohet nga projekti “Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë, e që është iniciativë e financuar nga Engagement Global, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik-BMZ, që në Kosovë është duke u zbatuar nga PREDA Plus Kosovë dhe Arbeiter Samariter Bund – ASB.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i projektit nga PREDA Plus, Valentin Hoxha dhe nga Fatime Limaj, përfaqësuese e shoqatës “Fatjona”.

Përmes kësaj kontrate të nënshkruar, do të përkrahet iniciativa për “Rregullimin e parkut të qytetit” në Malishevë, ku shuma e planifikuar e këtij projekti është 25 mijë euro. Në këtë projekt Komuna e Malishevës do të participoj me 15 mijë euro, kurse përmes projektit të PREDA Plus dhe ASB, projekti do të përkrahet me 10 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …