Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka thënë se NATO po merr pjesë në luftën në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka thënë se NATO po merr pjesë në luftën në Ukrainë. Ai ka thënë se shtetet anëtare të saj po e bëjnë këtë duke dërguar armë në Ukrainë. “Ata po dërgojnë armë në Ukrainë në vlerë të miliarda dollarëve. Kjo është pjesëmarrje. Kjo nënkupton që ata janë duke marrë pjesë, ndonëse jodrejtpërdrejt, në krimet që po kryhen nga regjimi i Kievit” ka theksuar presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, gjatë intervistës për kanalin Rusia – 1. Ai ka shtuar më tutje se nëpërmjet dërgimit të armëve Ukrainës, shtetet e NATO-s, kanë për qëllim për të shkatërruar ish-Bashkimin Sovjetik dhe pjesën e tij kryesore – Federatën Ruse. “Vetëm atëherë ata ndoshta do të mund të na pranojnë në të ashtuquajturën familje të njerëzve të civilizuar, mirëpo vetëm ndaras, secilin veç e veç”, ka theksuar mes tjerash gjatë intervistës, presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Shvarc dhe kryetarja Osmani paralajmërojnë luftë, në rast se bashkësia ndërkombëtare nuk e ndryshon qasjen ndaj Serbisë

Ministrja, Donika Shvarc ka paralajmëruar luftë, në rast se, sipas mendimit të saj, bashkësia ndërkombëtare …