Kryetari Thaçi

Presidenti Thaçi: Ne duhet t’i rrisim gjeneratat që do ta ndërtojnë shtetin

Presidenti Thaçi vlerëson  se me fillimin e viti të ri shkollor, nis edhe angazhimi i shtetit për të përgatitur gjeneratat e reja për jetën dhe botën e re. “Sot filloi viti i ri shkollor dhe bashkë me të edhe angazhimi ynë për të përgatitur gjeneratat e reja për jetën, për botën e re. Jemi të lumtur që fëmijët tanë tash mund t’i gëzohen të ardhmes, ta presin pa frikë dhe të bindur se ajo do të jetë më e mirë për të gjithë. Ata do të mësojnë edhe për të kaluarën tonë të dhimbshme, me përplot sakrifica, por shumë krenare. Dhe mbi të gjitha, do të marrin dituri dhe urtësi që të mos lejojnë të përsëritet ajo.  Mbi këto themele, të krenarisë për të kaluarën dhe urtësisë për të ardhmen, ne duhet t’i rrisim gjeneratat që do ta ndërtojnë shtetin që e nisëm ne, vlerëson presidenti Thaqi.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …