Policia e Kosovës fillon së implementuari planin operativ ‘Siguria në shkolla’

Policia e Kosovës fillon së implementuari planin operativ ‘Siguria në shkolla’

Policia e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17, fillon së implementuari plani operativ ‘Siguria në shkolla’, plan ky që ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, si në hapësirat shkollore ashtu edhe në rrugët e komunikacionit rrugor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë me kohë ka bërë gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ.“Duke pasur parasysh se brenda planit operativ policor fazat e veprimit janë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë, kështu për fazën fillestare Njësia e Komunikacionit Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ndërsa në prioritet janë vënë nëntë shkolla fillore, shkolla këto të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugët magjistrale dhe rajonale”.Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, duke respektuar rregullat e trafikut rrugor, kujdes në zonat dhe objektet e shënjuara ‘shkolla’, duke u kujdesur për veten, ju kujdeseni për të tjerët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …